LAJMI I FUNDIT:

Nokia me telefon modern dhe të “pashkatërrueshëm”

Nokia me telefon modern dhe të “pashkatërrueshëm”

Që nga “pushtimi” i saj, Nokia tani po konkurron përsëri në treg. Nokia ishte e njohur për telefonat e saj me karakteristika të ngulitura, e cila i qëndron kohës.

Nokia 800 Tough është një telefon i vogël dhe po thuajse i pashkatërrueshëm. Telefoni mund të marrë komanda zanore me Google Assistant, lidhet me rrjetin 4G, dhe është ndërtuar që t’i mbijetojë edhe përplasjeve të forta, transmeton Telegrafi.

Trupi i telefonit është i rrethuar me gomë që të përballojë përplasjet e forta dhe i reziston ujit.


Bateria është 2100 mAh, dhe mund të rrijë në “standby” edhe një muaj. Ky telefon ka ekran 2,4 inç dhe ka dy ngjyra, hiri dhe e zezë. Madhësia e telefonit është 145.4 x 62.1 x 16.11mm dhe peshon 161g.

Përveç standardit të tij MIL-STD-810G dhe rezistencës së ujit në nivelin IP68, ajo e ka kaluar edhe provën e rënies prej 1,8 metrash. Sipas kompanisë, thellësia e zhytjes së ujit mund të arrijë 1.5 metra dhe koha më e gjatë e zhytjes është 30 minuta.

Për sa i përket performancës, sistemi operativ është KaiOS dhe përdor një Qualcomm 205 SoC. Ai gjithashtu përdor 512MB RAM dhe 4 GB ruajtje të brendshme. Përdor gjithashtu një kamerë 2MP. Për sa i përket rrjetit, Nokia 800 Tough mbështet 4G, Wi-Fi dhe GPS. Në Evropë, ky telefon kushton 109 euro.

Ajo që është mbresëlënëse është se mund të hapë Google Assistant, Twitter, Youtube, Google Maps, Facebook e madje dhe Whatsapp. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Elon Musk lanson sistemin më të fuqishëm të trajnimit të Al, Colossus

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Musk thotë se Starlink do të ofrojë 90 për qind të gjithë trafikut të internetit nga hapësira

Teknologji
Çfarë pritet të “shpaloset” në ngjarjen e Apple 2024 më 9 shtator?

Çfarë pritet të “shpaloset” në ngjarjen e Apple 2024 më 9 shtator?

Teknologji
Kompania e Inteligjencës Artificiale gjobitet për grumbullimin e paligjshëm të fotove të njerëzve

Kompania e Inteligjencës Artificiale gjobitet për grumbullimin e paligjshëm të fotove të njerëzve

Teknologji

"Një tiran" dhe "një diktator" - njeriu më i pasur në botë është futur në një përplasje me një nga gjykatësit më të fuqishëm të Brazilit

Teknologji
Kalo në kategori