Transparenca e shërbimeve sekrete në Maqedoni, “integrimet të mos përdoren si arsyetim për cilësi të pamohueshme”
Reformat e fundit në shërbimet e inteligjencës, si formimi i Agjencisë për Siguri Kombëtare, është vetëm vendosje e kontureve, vlerëson hulumtuesja e “Eurothink” Magdalena Lembovska. Sipas saj tani mbetet për t’u parë se sa këto institucione do të jenë transparente për të fituar besimin e publikut.
“Nuk do të donim që të biem në kurthin për uljen e transparencës pas hyrjes në NATO sepse shpesh herë përdoret si argument se vetë anëtarësimi në NATO është dëshmi për cilësinë e punës të profesionistëve tanë në shërbimet e sigurisë dhe për zbulim; dhe se nuk duhet ta vëmë në pikëpyetje integritetin e tyre profesional”, theksoi Magdalena Lembovska, hulumtuese “Eurothink”.
Po çfarë thonë praktikat në vendet e rajonit? Dina Bajramspahiq nga instituti “Alternativa” i Malit të Zi, që merret me reforma në sektorin e sigurisë thotë se gjatë anëtarësimit të vendit të saj, NATO më së shumti ka kontribuar në vendosjen e kanaleve të sigurta të komunikimit në nivel të lartë, por jo edhe për transparencën dhe përgjegjësinë.
“Kur në pyetje është çështja e transparencës dhe përgjegjësisë, këto nuk kanë qenë në fokus gjatë procesit të integrimit kështu që ne kemi situatë paradoksale që kur kemi hyrë në NATO kemi rënie absolute për qasje në të dhëna kur në pyetje është Agjencia, nëse deri në 2010-tën kemi pasur disa pjesë të raportit për punën e Agjencisë, ato sot nuk i kemi. Nuk ka më asnjë përpjekje për marrëdhënie me publikun, deklaratë apo koment, e nëse bëjmë krahasime, Agjencia jonë është më e fshehta në gjithë rajonin”, u shpreh Dina Bajramspahiq nga Instituti “Alternativa” Mali i Zi.
Predrag Petroviq nga Qendra për Politika të Sigurisë në Beograd thotë se Serbia ka qenë shembull i mirë sa i përket transparencës në shërbimet e sigurisë, por kjo praktikë është ndërprerë në 2014-tën me ardhjen në pushtet të partisë së Aleksandar Vuçiqit.
“Dikush thotë se nga shërbimet e sigurisë rrjedhin informacione. Jo, nuk rrjedhin por janë informacione që plasohen me qëllim të ndonjë fushate kundër ndonjë gazetari investigues ose kundër opozitës. Kjo nuk është gjë e mirë, ndërsa pasojë është politizimi i lartë i shërbimeve që e kemi për momentin në Serbi dhe e cila më ngjan me gjenden në Maqedoni para rreth 5-6 vitesh kur politikanët e instrumentalizuan shërbimin e sigurisë për qëllimet e tyre personale ose politike”, tha Predrag Petroviq nga Qendra Beogradase për Politika të Sigurisë.
Për shkak të karakterit të informacioneve, shërbimet sekrete nuk janë shumë të hapura për opinionin, megjithatë kur flitet për transparencën e tyre, nënkuptohet dyer më të hapura ndaj mediave dhe institucioneve të cilat janë përgjegjëse për mbikëqyrjen e këtyre shërbimeve, ku persona me certifikata sigurie si përfaqësues të qytetarëve sigurohen për mbarëvajtjen e në shërbimet e inteligjencës./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025