LAJMI I FUNDIT:

Smaka: Nëse nuk konstituohet Kuvendi shkojmë në zgjedhje

Smaka: Nëse nuk konstituohet Kuvendi shkojmë në zgjedhje

Profesori i  të Drejtës Kushtetuese dhe ish-deputeti i pavarur, Riza Smaka, ka thënë se dështimi eventual i mbledhjes së Kuvendit me datën 26 dhjetor do të dërgonte në zgjedhje të reja.

“Nëse dështon marrëveshja politike dhe nuk bëhet konstituimi i Kuvendit atëherë do të shkonim në zgjedhje të reja”, thotë Smaka.

“Presidenti do të duhej të konstatonte se ka dështuar mbledhja e Kuvendit dhe do duhej të shpalle zgjedhje të reja”, tha ai për TV t7.


Smaka po ashtu ka thënë se marrëveshja për koalicion po prishet nga një pjesë e vogël brenda LDK’së që po kërkojnë poste që nuk u takojnë politikisht.

“Nuk po flas për LDK’në në përgjithësi, pasi që aty ka njerëz shumë të aftë. Por vetëm për këtë grupin e vogël Mustafa and co. Ata po kërkojnë diçka që nuk u takon”, ka deklaruar ai.