Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka takuar sot Papa Françeskun në Vatikan.
Pacolli ka thënë se Papa Françesku e ka pritur atë bashkë me bashkëshorten e tij, Mashen, në një audiencë në Vatikan, transmeton Telegrafi.
Ai, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ishte nder dhe privilegj ta përfaqëson shtetin tonë të ri tek Papa Françesku.
Postimi i Pacollit:
“Sot Ati i Shenjtë Papa Françesku, më priti bashkë me bashkëshorten time Mashen, në një audiencë në Vatikan.
Ishte nder dhe privilegj të përfaqësoj shtetin dhe popullin tonë, sot tek Papa Françesku.
Gjatë diskutimeve të përzemërta, ne evokuam marrëdhëniet e mira tradicionale dhe kontributin e Selisë së Shenjtë në Kosovë gjatë historisë sonë të trazuar dhe përballë sfidave të tanishme socio-ekonomike.
Unë shpreha në emër të popullit të Kosovës vlerësimin për mbështetjen e Papa Françeskut ndaj Kosovës. Ne diskutuam për rëndësinë e vazhdimit të angazhimit tradicional midis Kosovës dhe Selisë së Shenjtë. Papa Françesku shprehu afërsinë e tij me tërë popullatën e Kosovës dhe lutjet e tij për paqe tolerancë dhe harmoni multietnike dhe fetare ndërmjet popujve.
Ne jemi të bekuar me miqtë tanë dhe jemi shumë të nderuar për vëmendjen që Papa Françesku i jep Kosovës dhe qytetarëve tanë.“, ka shkruar Pacolli në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City