LAJMI I FUNDIT:

Origjina e Babadimrit

Origjina e Babadimrit

Babadimri është figurë legjendare dhe tradicionale e Krishtlindjeve, që u sjell fëmijëve dhurata.

Imazhi i famshëm bazohet në traditat që ndërlidhen me Shën Nikolasin, një shenjtor katolik i shekullit të 4-të, transmeton Telegrafi.


Gjermanët janë meritorët për transportimin e legjendës së Shën Nikolasit (Sinterklaas) në New Amsterdam (tani qyteti që e njohim si New York City), bashkë me traditën e shpërndarjes së dhuratave dhe ëmbëlsirave për fëmijët.

Përshkrimi aktual i Babadimrit bazohet në imazhet e karikaturistit Thomas Nast në vitin 1863.

Imazhi është definuar edhe më hollësisht nga reklamat e popullarizuara të krijuara për kompaninë “Coca-Cola” në vitin 1931 nga ilustratori Haddon Sundblum.

Ky i fundit ilustruar Babadimrin si një xhentëlmen të shëndoshë, të veshur me të kuqe, me një rrip të zi, me mjekër të bardhë e të gjatë, dhe me një kapuç të butë me ngjyrë të kuqe.

Babadimri thuhet se jeton në Polin e Veriut me gruan e tij, ku e kalon vitin duke bërë lodra me ndihmën e elfëve të tij.

Atje ai pranon letra nga fëmijët të cilët kërkojnë dhurata për Krishtlindje.

Në vigjilje të Krishtlindjeve ai e ngarkon me lodra sajën e tërhequr nga tetë drerë dhe fluturon rreth botës duke u ndalur në shtëpinë e secilit fëmijë, ku zbret në shtëpitë e tyre përmes oxhakut dhe i lë dhuratat, ndërkohë që freskohet me qumësht dhe biskota të cilat ia lënë aty fëmijët. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Intimitet dhe Pasion
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Katër numrat që nëse i telefononi mund t’jua shpëtojnë jetën

Katër numrat që nëse i telefononi mund t’jua shpëtojnë jetën

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori