Nëntë personat e arrestuar të shtunën e 14 dhjetorit për shembjen e godinave pas tërmetit të 26 nëntorit do të dalin sot para gjykatës së Durrësit për masën e sigurisë.
Në listën e bërë publike prej policisë, me 9 të ndaluar është dhe 53 vjeçari Kujtim Hasa, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme.
Ai do të akuzohet për veprën “Vrasja me dashje”. Ndërkaq Ahmet Doda, 52 vjeç, drejtor i këtij institucioni është ndaluar me akuzën “Shpërdorimi i detyrës”.
Shkak për këtë veprim është vdekja e kryekomisar Bajram Hajdarmetaj. Pavarësisht se kovalishenca ishte shpallur objekt i pabanueshëm, ai u lejua të kalonte natën, çka rezultoi fatale, pasi objekti u shemb.
Në pranga janë vënë edhe dy ndërtues informal, 79- vjeçari Rruzhdi Xheka për objektin Hotel “Mira Mare”, ku humbën jetën 2 shtetas, dhe Avdulla Osmani, 61 vjeç për ndërtimin në “Hotel Tropikal”, ku humbën jetën dy shtetas kosovarë.
Megjithatë prangave u ka shpëtuar ndërtuesi i vilës Lala ku humbën jetën 8 persona.
Hetimet do të vazhdojnë edhe më tej, për shkeljet e bëra jo vetëm në objektet që sollën viktima, por dhe ato të dëmtuara.
Në prokurorinë e Durrësit janë marrë në pyetje më shumë se 90 persona mes tyre inxhinierë, pronarë objektesh dhe zbatues.
Ndërsa hetimet përfshinë të paktën 60 kompani ndërtimi. Si pasojë e hetimeve të deritanishme fletëarrestet u prenë për 17 persona. /Ora News/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'