LAJMI I FUNDIT:

New York Times: KE do të organizojë konferencën e donatorëve pas tërmetit në Shqipëri

New York Times: KE do të organizojë konferencën e donatorëve pas tërmetit në Shqipëri

Komisioni Evropian njoftoi se vendet anëtare janë pajtuar të zhvillojnë në muajin janar, në Shqipëri, një konferencë donatorësh për të ndihmuar vendin ballkanik në procesin e rindërtimit, pas një tërmeti që shkaktoi vdekjen e 51 personave në fund të nëntorit.

Siç shkruan prestigjiozja amerikane The New York Times, përcjell Telegrafi, presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ofroi angazhimin e bllokut për “periudhën e gjatë të rindërtimit”.


Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë Rihter la më shumë se 14 mijë të pastrehë dhe dëmtoi më shumë se 14 000 ndërtesa. Një numër inxhinierësh ndërtimi janë duke përcaktuar ndërtesat ku mund të banohet ende.

Shqipëria ka kërkuar ndihmë financiare ndërkombëtare për rindërtimin që ajo ka premtuar ta përfundojë deri në fund të vitit 2020. Qeveria ka dhënë deri tani 13 miliardë lekë (117 milionë dollarë) për këtë proces.

Arrestohen ndërtuesit e hotelit “Mira Mare” dhe “Tropikal”, ku gjetën vdekjen dy vëllezërit nga Kosova
Lexo po ashtu Arrestohen ndërtuesit e hotelit “Mira Mare” dhe “Tropikal”, ku gjetën vdekjen dy vëllezërit nga Kosova

Gjithashtu, prokurorët dhe policia në qytetin e Durrësit thanë se kishin arrestuar nëntë persona me dyshimin për ndërtime të paligjshme dhe abuzim me detyrës.

Cilësia e dobët e ndërtimeve besohet të jetë arsyeja pse shembja e ndërtesave shkaktoi 23 viktima në qytetin e Durrësit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori