Gjuha shqipe “pengesë” në Këshillin Gjyqësor, shqiptarët distancohen nga kreu i këtij institucioni
Anëtarët shqiptarë të Këshillit Gjyqësor distancohen nga deklarata e kryetarit Kire Zdravev se zbatimi i shqipes në gjyqësor zvarrit procedurat. Sipas tyre, Zdravev ka dhënë mendim personal i cili në nuk ka bazë në aspektin juridik. Nënkryetari i Këshillit, Milazim Mustafa thotë se proceset rrezikohen nga mos zbatimi i shqipes.
“Është një deklaratë personale e cila nuk mban as në aspektin juridik pasi kur një çështje ngritët në nivel të ligjit ajo është e obligueshme për të gjithë qytetarët. Nëse një dispozitë e ngritur në kuadër të ligjit i cili është publikuar në Gazetën Zyrtare nuk respektohet, atëherë ka pasoja. Ligji për përdorimin e gjuhëve garanton zbatimin e shqipes në procedura gjyqësore në qoftë se edhe vetëm një anëtarë në atë procedurë është shqiptar, qoftë ai proces-verbalist, dëshmitar ose ekspert. Mos respektimi i këtyre dispozitave është shkelje dhe rrezikon të gjithë procedurën -deklaroi Milazim Mustafa, nënkryetar i Këshillit Gjyqësor.
Mustafa shton se zbatimi i shqipes ka ngecur si pasojë e neglizhencës nga institucionet gjyqësore dhe ekzekutive, pasoja këto të cilat do t’i vuaj më së shumti pushteti gjyqësor.
“Në kushtet aktuale një gjë e tillë akoma nuk është e mundshme, por është vetëm 1 vit prej kohës kur ligj është fuqizuar. Deri tani as gjykatat por edhe shumë organe tjera nuk kanë ndërmarr hapa për zbatimin e ligjit. Ka një mungesë të vullnetit për zbatimin e këtij ligji dhe për këtë pasojat do t’i vuaj vet pushteti gjyqësor – tha Milazim Mustafa, nënkryetar i Këshillit Gjyqësor.
Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev ditë më parë deklaroi se zbatimi i shqipes në gjyqësor zvarrit dhe pengon procedurat gjyqësore. Sipas tij, për zbatimin e Ligjit të Gjuhëve, duhet ndryshuar dhjetëra ligje të cilët do të rëndonin edhe më tepër punën e gjykatave. Komisioni i Venecias për zbatimin e shqipes në gjyqësor rekomandon pezullimin e dispozitave me qëllim mos zvarritjen e proceseve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë