Korrupsioni është në rritje, por i pa sanksionuar. Raporti i Rrjetit rajonal për zhvillim dhe integritet në Evropën Juglindore (SELDI) tregon se 490 038 qytetarë kanë qenë nën presion të korrupsionit, ndërsa në vitin 2018 vetëm 92 persona janë dënuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Kështu, zv/ambasadorja amerikane, Xhenifer Litllxhon dhe Frik Danmat nga delegacioni i BE-së theksojnë urgjencën e sjelljes së ligjit të ri për prokurorinë publike. Ata iu apelojnë të gjitha palëve të përfshihen në luftën kundër korrupsionit dhe rrjedhimisht kthimin e Sundimit të ligjit në vend.
“Është e rëndësishme të sillet Ligj i ri për prokurorinë publike, të tregohet angazhim kombëtar sepse kjo është mbi politikën dhe e rëndësishme për të ardhmen e vendit. Përgjegjësia nuk është vetëm e koalicionit qeveritar, por edhe e të gjitha partive parlamentare. Opozita duhet të jetë konstruktive. Pa pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve politik këto reforma nuk do të kenë sukses”, deklaroi Xhenifer Litllxhon, Zv/ambasadore e SHBA-së
“Qeverisja e mirë dhe Sundimi i së drejtës nuk duhet të përzihen me reformat teknike. Ato janë pjesë e procesit që kërkon ndryshim të mentalitetit. Ne mbetemi të përkushtuar dhe shpresojmë që institucionet të japin rezultate pozitive për të mirën e gjeneratave të ardhshme”, tha Frik Janmat, Udhëheqës i Sektorit për projekte në Delegacionin e BE-së.
Për Kryetaren e “Transparency-International”, Sllagjana Taseva ligji i ri për prokurorinë publike, nuk mjafton.
“Le të angazhohemi që korrupsioni asnjëherë të mos vjetërsohet, pra le ta ndryshojmë edhe Kushtetutën nëse ka nevojë, por të mos ketë vjetërsim të lëndëve penale të korrupsionit. Kjo ndodhi në Kroaci, para se të bëhej anëtare e BE-së. Pse të mos e bëjmë edhe ne, nëse duam të tregojmë vullnet të vërtetë për luftën kundër korrupsionit. Të korruptuarit nuk duhet më të kenë mundësi të udhëheqin me shtetin tonë”, pohoi Sllagjana Taseva, “Transparency International- Maqedoni”
Ajo shton se çmimin e korrupsionit po e paguajmë të gjithë, se korrupsioni është sistemor dhe si i tillë dëmton sistemin arsimor, shëndetësor, gjyqësor dhe sigurinë e shtetit./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze