LAJMI I FUNDIT:

AGK dënon presionin dhe sharjet që i janë bërë gazetares së portalit “Betimi për Drejtësi”

AGK dënon presionin dhe sharjet që i janë bërë gazetares së portalit “Betimi për Drejtësi”
Foto: Kallxo.com

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, përmes një komunikatë për media ka thënë se ka pranuar me shqetësim të thellë ankesën e drejtuesve të Institutit të Kosovës për Drejtësi, që një nga gazetaret e portalit të tyre “Betimi për Drejtësi”, është ofenduar, sharë dhe i është bërë presion gjatë seancës gjyqësore të cilën ajo po e monitoronte me datën 9 dhjetor 2019, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se seanca e raportuar nga gazetarja kishte të bëjë me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ndaj M.Z., E.K. dhe I.K.

“Betimi për Drejtësi” kishte raportuar më 9 dhjetor 2019, lidhur me përdorimin e telefonit nga i akuzuari E.K., i cili kishte shikuar ndeshje të boksit, derisa po zhvillohej procesi gjyqësor.


Ndërsa, siç njoftojnë më tej drejtuesit e IKD-së për AGK-në, si rrjedhojë e publikimit të këtij lajmi, në seancën pasuese njëri nga të akuzuarit, M.Z. kishte filluar sharjet dhe ofendimet ndaj monitoruesve prezent, përfshirë edhe monitoruesen e IKD-së.

Për më tepër, njëri prej avokatëve mbrojtës kishte deklaruar se publikimi i lajmit lidhur me shikimin e ndeshjes së boksit në seancë gjyqësore nga klienti i tij, ishte veprim skandaloz i monitorueses dhe përbënte cenim të privatësisë.

AGK vlerëson se përmbajtja e publikuar nga “Betimi për Drejtësi” nuk ka të bëjë me publikimin e as një informacioni privat, aq më shumë kur për seancën në fjalë, nuk kishte pasur ndonjë vendim që ajo të mbahej e mbyllur.

AGK thekson se shoqëria civile dhe mediat luajnë një rol të rëndësishëm në monitorimin e rritjes së transparencës dhe llogaridhënies në të gjitha sferat për të cilat raportohet. Andaj, i bëjmë thirrje të gjithë akterëve relevantë si në sistemin e drejtësisë ashtu dhe në të gjitha fushat tjera që të ndalin presionin, ofendimet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve.

AGK inkurajon të gjithë kolegët të mos nënshtrohet para presioneve e ofendimeve që iu bëhen, por të vazhdojnë të kryejnë detyrën e tyre me profesionalizëm dhe etikë të lartë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori