Afaristët e Komunës së Suharekës u pajtuan që bizneset duhet të kenë më shumë unitet në kërkesat e tyre dhe se duhet të krijohet një strategji e veprimit në mënyrë që kërkesat të jenë më efektive.
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka vazhduar me aktivitetin “Kafja e Mëngjesit” në qytetin e Suharekës, ku pronarë të shumë bizneseve janë mbledhur dhe kanë diskutuar për problemet me të cilat ballafaqohen gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre në Kosovë.
Kryetari i Bordit të OEK-ut, Skënder Krasniqi hapi fjalimin duke potencuar aktivitetet të cilat po i bënë Oda në mënyrë të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve të të bërit biznes në Kosovë. Ai ka përmendur një mori ligjesh që ekzistojnë momentalisht në Kosovë, të cilat i pengojnë bizneset drejtpërdrejt në punën e tyre e që rrjedhimisht duhet të ndryshohen. Disa prej këtyre ligjeve janë: Ligji për Miniera dhe Minerale, Ligji i Punës, Ligji për Pushimin e Lehonisë, Ligji për TVSH, dhe krijimin e Ligjit për Tregti të Brendshme.
Ndërkaq, kryetari i Qendrës për Biznes në Suharekë, Gani Sallauka tha se Suhareka përbën zonën më të mirë industriale në Kosovë dhe ka 2,500 biznese aktive. Ai përkrahu propozimet e OAK-ut që subvencionet dhe grantet të shkojnë në vendin e duhur pra në prodhim. Gjithashtu, ai tha se goditjen më të madhe që kanë marrë bizneset nga shteti është rritja e pagave në sektorin publik me ç’rast shteti u është bërë konkurrent i drejtpërdrejt bizneseve private.
E drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bytyqi propozoi që të aplikohet mësimi dual për nxënësit si kombinim mes teorisë në shkolla dhe praktikës në biznese në mënyrë që nxënësit të dalin sa më të përgatitur për ta ushtruar profesionin e tyre.
Ndërkaq, anëtari i bordit të OEK-ut, Hysni Zogaj u pajtua se problemet ekzistojnë, mirëpo tha se bizneset duhet të veprojnë së bashku njëzëri duke krijuar kështu një “kupolë biznesore”, në të cilin rast kërkesat do të bëheshin më efektive.
Ndërsa, Beqir Seferi nga “I. Seferi” theksoi se duhet të stimulohet sa më shumë prodhimi kualitativ dhe të mos lejohen ndërtimtarët të bëjnë ndërtime me kualitet të dobët. Për më shumë ai kërkoi që të gjitha bizneset të flasin njëzëri dhe t’i adresojnë problemet e tyre te institucionet përkatëse.
Ndërkaq Afrim Gashi nga “Burimi AG” u shpreh i pakënaqur me detyrimin që u bëhet bizneseve për pagesë të akcizës e cila sipas tij nuk përmendet askund dhe se akciza e brendshme duhet të largohet për bizneset prodhuese. Ai gjithashtu potencoi se bizneset e llojit prodhues kanë nevojë më të madhe për përkrahje institucionale.
Xhevat Muqa nga “Muqa Solar” theksoi që kuadrot janë esenciale për bizneset, andaj duhet të lobohet sa më shumë që të bëhet inkorporimi i shkollave profesionale dhe bizneseve.
Refki Zogaj nga “Agronomi” theksoi se kushtet për zhvillim të biznesit në Kosovë nuk janë të favorshme. Ai tha se duhet të bëhet vendosja e fitopatologëve të duhur në dogana dhe të bëhet testimi i farave mbjellëse që hyjnë në Kosovë.
E krejt në fund fjalën e mori Haziz Tafaj nga “Agrokosova Holding”, i cili tha se problemet ekzistojnë, mirëpo duhet krijuar një plan i veprimit, apo një mekanizëm për adresim të problemeve në vazhdueshmëri. Ai potencoi se duhet të bëhet koordinimi mes shkollave, biznesit dhe politikës në mënyrë që nxënësit të aftësohen sa më mirë në profesionet e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës