Dimri që ka filluar i ftohtë e i lagësht është shqetësimi i shumë prej banorëve të fshatrave të prekura nga tërmetet.
Ata qëndrojnë në çadra, por ankohen se natën në to është shumë ftohtë dhe kur bie shi, uji hyn brenda. Askush nga këta banorë nuk e kishte menduar se do të vinte dita që gjithë ajo çfarë kishin ndërtuar për vite të tëra, do të gjendej përtokë.
Në Mazhë të Krujës jeton një plak i moçëm me gjithë kuptimin e fjalës. Ramazan Rushi është 100 vjeç dhe tregon se atë që përjetoi në 26 nëntor, nuk e ka përjetuar në asnjë ditë të jetës së tij të gjatë.
Ndërsa Xhevrie Rrushi thotë se e gjithë shtëpia e tyre, për të cilën kishin punuar vite me radhë, tashmë është e shkatërruar, dhe e vetmja shpresë për ta është shteti.
Kadri Rrushit, një tjetër banor i fshatit Mazhë, tërmeti ia ka shkatërruar shtëpinë. Ai jeton vetëm me bashkëshorten e tij Fatmirën, ndërsa fëmijët i kanë larguar prej aty, për shkak të kushteve shumë të vështira.
Në këtë pallat tashmë të shembur në fshatin Bubq, para 26 nëntorit jetonte edhe Shpëtim Shullazi. Për të jeta s’ka qenë aspak e lehtë, sepse përveçse duhej të kujdesej për një nga dy djemtë e tij, i cili është me aftësi të kufizuara, përpara dy vjetësh humbi bashkëshorten. Shpëtimi prej ditësh jeton në garazhin e makinave me të birin, i cili gjen ngushëllim vetëm kur përqafon babanë.
Agim Prreni jeton në një fshat tjetër afër Bubqit, por shtëpia e tij është e shembur plotësisht dhe ai me bashkëshorten dhe 2 vajzat jetojnë në një kasolle. Nadire Sederi na tregon përjetimet e 26 nëntorit, teksa thotë që është një mrekulli që ata kanë shpëtuar.
Shtëpia e Emine Dacit, nënës 67-vjeçare, është shembur plotësisht, e familjarët tashmë jetojnë në çadër, ku netët bëjnë ftohtë.
Edhe shtëpia e Qamile Dacit ka pësuar dëme të mëdha, duke i zënë të gjitha orenditë brenda. Ajo thotë se me 20 milionë lekë, që ka thënë kryeministri se do u japë, nuk mund të ndërtohet një shtëpi.
Kjo është situata në fshatin Bubq dhe Mazhë, dy fshatra, të cilat kanë dëmtime shumë të mëdha nga tërmeti. Banorët, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar, po jetojnë në çadra, por thonë se ato nuk i mbrojnë e dimri është ende i gjatë. /BW/
Për të parë videon klikoni KËTU
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje