LAJMI I FUNDIT:

Sindikatat kërkojnë zbatimin e Ligjit të ri për Paga

Sindikatat kërkojnë zbatimin e Ligjit të ri për Paga

Këshillat drejtues të Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë dhe Sindikatës së Policisë së Kosovës do të takohen nesër për të diskutuar në lidhje me implementimin e Ligjit të Pagave.

Në takimin e sotëm të krerëve të tri sindikatave pas konsultimeve të brendshme është marrë vendim që punëtorët e të tri sindikatave të presin zbatimin e Ligjit të Pagave, përkatësisht marrjen e pagave me këtë Ligj.

Të tre këshillat drejtues do të mblidhen dhe do të diskutojnë situatën aktuale, nëse pagat nuk merren me Ligjin e ri të Pagave, se cilat do të jenë veprimet sindikale duke respektuar zërin e anëtarësisë të cilën e përfaqësojnë.


“Lusim palët e interesit që mos të bëjnë presion mediatik në Gjykatën Kushtetuese e njëherë shfrytëzojmë rastin ta ftojmë gjithë spektrin politik që të gjejnë zgjidhje që punëtorët në fund të këtij viti t’i marrin pagat ashtu si është pritur”, përfundon komunikata e përbashkët e tri sindikatave.

Pagat e sektorit publik që nga dhjetori me rritje – të dhëna që tregojnë se kush janë disa nga përfituesit
Lexo po ashtu Pagat e sektorit publik që nga dhjetori me rritje – të dhëna që tregojnë se kush janë disa nga përfituesit

Kujtojmë se deputetët e legjislaturës së fundit të Kuvendit të Kosovës me 62 vota për, asnjë kundër dhe 1 abstenim, në muajin shkurt të këtij viti, kishin miratuar Ligjin për Pagat në sektorin publik.

Ligji pritet të rregullojë pagesën e të punësuarve që marrin rroga nga buxheti i shtetit, ku koeficienti më i lartë është 10 dhe më i ulëti është 1 dhe vlera monetare e koeficientit për vitin e parë do të jetë 239 euro.

Sipas afateve të parapara në Ligj, nga muaji dhjetor i këtij vitit, punëtorët e sektorit publik pritet të marrin pagat me rritje. /Telegrafi/