LAJMI I FUNDIT:

Departamenti amerikan i Thesarit sanksionon dhjetëra rrjete të korrupsionit në Serbi

Departamenti amerikan i Thesarit sanksionon dhjetëra rrjete të korrupsionit në Serbi

Departamenti amerikan i Thesarit ka sanksionuar një varg subjektesh në botë për përfshirjen e tyre në rrjete të korrupsionit.

Në Ditën Ndërkombëtare kundër-Korrupsionit të shënuar më 9 dhjetor, sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin ka thënë se, “korrupsioni u pamundëson njerëzve të kenë qasje në burimet e shteteve të tyre dhe në të drejtat thelbësore për shërbime, derisa krijon jostabilitet politik dhe konflikt”.

“Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, ne jemi duke shënjestruar aktorë në Evropë, Azi dhe Amerikën Latine, të cilët vazhdojnë aktivitetet e tyre joligjore për të dëmtuar krijimin e shoqërive stabile, të sigurta dhe funksionale”, tha Mnuchin.


Në mesin e tyre është edhe Sllobodan Tesiq, i cili në listë është përmendur si një prej kontrabanduesve më të mëdhenj të armëve dhe municionit në Ballkan.

Ai po ashtu është thënë të ketë qenë për më shumë se një dekadë në Listën e Kombeve të Bashkuara për ndalim të udhëtimit, për shkak të shkeljes së sanksioneve të OKB-së, duke eksportuar armë në Liberi.

“Në mënyrë që të sigurojë kontrata për armë në disa shtete, Tesiq në mënyrë direkte ose indirekte është përfshirë në ndihmë financiare dhe ryshfet. Tesiq ka dërguar klientët potencialë në pushime, ka paguar për edukimin e fëmijëve të tyre në shkolla perëndimore apo fakultete dhe ka nënshkruar kontrata përmes ryshfetit të madh”, është thënë në njoftim.

Më poshtë mund të gjeni listën plotë të ndërmarrjeve dhe individëve serb të cilët janë klasifikuar si targete nga administrata amerikane.

• Preduzece Za Trgovinu Na Veliko i Malo Partizan Tech DOO Beograd-Savski Venac

• Technoglobal Systems DOO Beograd

• Charso Limited

• Graëit Limited

• Velcom Trade D.O.O. Beograd

• Falcon Strategic Solutions D.O.O. (Falcon Strategic)

• Melvale Corporation D.O.O. Beograd

• Vectura Trans DOO

• Araneks DOO

• Moonstorm Enterprises LTD – Bazuar në Çeki

• Tardigrade Limited – Bazuar në Çeki

• Business Diversity Limited – Bazuar në Çeki

• Finrost Limited (Finrost) – Bazuar në Çeki

• Goran Andriq

• Esad Kapidziq

• Nebojsa Sarenac • Zoran Petroviq

• Nikola Brkiq

• Milan Subotiq

• Zelimir Petroviq

• Sreten Cvjetkoviq

• Ljubo Mariçiq

https://home.treasury.gov/news/press-releases/sm849

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ekzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës

Ekzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës

Ekonomi
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Ekonomi
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave

Ekonomi
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së

Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së

Botë
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Ekonomi

"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall

Ekonomi
Kalo në kategori