Interpretime të ndryshme për rekomandimet e Komisionit të Venecias për Ligjin e Gjuhëve
Ditëve të fundit partnerët qeveritar LSDM dhe BDI dolën me interpretime të ndryshme për rekomandimet e Komisionit Venecias për Ligjin e Gjuhëve, edhe pse raporti zyrtar i Komisionit madje sot duhet tërësisht të jetë i arritshëm.
Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se pushteti do t’i respektojë indikacionet e Komisionit Venecias për Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve. Do të jepet rishikimi konkret i Ministrisë kompetente për Drejtësi, së bashku me ekspertët të cilët punojnë, në mënyrë të saktë siç e tregon atë Komisioni Venecias dhe pastaj do të dërgohet në Parlament për sjelljen e tij.
“Gjithmonë kemi qenë të qëndrueshëm në deklaratat dhe atë që dua edhe njëherë ta riafirmoj në opinion është se shumë punë të mira ndodhën në dy vite e gjysmë të fundit me të cilat populli ynë, të gjitha bashkësitë etnike, grupet e ndryshme religjioze dhe gjithsesi trashëgimi të ndryshme kulturologjike dhe ngjashëm, arritën të bashkohen në konceptin e “Një shoqërie për të gjithë”. nga gjithë ato punë ky Ligj ishte një punë i cili na bashkon. Gjithsesi, siç thamë edhe më parë ashtu edhe më tutje ne kemi dhënë letra dhe korrespndenca deri te Komisioni Venecias, Qeveria ka sjellur vendime, Parlamenti e miratoi ligjin paraprak”, shtoi kryeministri Zaev.
Edhe zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska e përsëriti qëndrimin se mendimi i Komisionit Venecias do të respektohet. Ajo thotë se do ta presin raportin zyrtar të Komisionit, do ta analizojnë mendimin, dhe do të dalin me qëndrim të përbashkët.
“Pas diskutimeve të gjata për Ligjin e gjuhëve ne, dolëm me tekst pas të cilit jemi ndalur dhe fituam shumicë serioze edhe në Kuvend, kemi thënë se kemi edhe dilema të caktuara dhe për ato dilema, por edhe për tërë Ligjin, vetë Qeveria kërkoi mendim nga Komisioni Venecias”, tha Sheqerinska.
Zëvendëskryeministri Bujar Osmani sërish konsideron se çdo lëvizje e njëanshme e balancit në marrëdhëniet maqedono-shqiptare të cilat janë arritur me shumë punë, do të hap rreth magjik dhe spirale e cila do të na kthejë para vitit 2001.
Duke sqaruar se çka do të thotë zhvendosje njëkahëshe, tha se çdo përpjekje, për shembull nëse gjykatësit kushtetues të Maqedonisë t’i mbivotojnë gjykatësit kushtetues shqiptarë, nëse Ministria e Drejtësisë pa pëlqimin e tërë Qeverisë, nëse Kuvendi pa pëlqim të përfaqësuesve të bashkësive etnike, nëse cilido tjetër në shtet përpiqet në çështjet më sensitive të inkuadrohet në mënyrë të njëanshme, siç tha, e rrëzon boshtin në të cilin mbahet balanci i marrëdhënieve maqedono-shqiptare në shtet.
Duke i komentuar vendimet e Komisionit Venecias, Osmani potencoi “aq sa është e rëndësishme gjuha, aq i rëndësishëm është edhe shteti juridk”.
Sipas tij, të gjitha vërejtjet e Komisionit të Venecias duhet të zbatohen në planet aksionare dhe në krijimin e kapaciteteve.
Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski tha se partia e tyre nuk është kundër përparimit të të drejtave të qytetarëve në Maqedoni, por ajo të jetë sipas Kushtetutës dhe ligjeve.
Ndryshe, Komisioni i Venecias në mendimin e miratuar para disa ditësh u bëri thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut ta rishikojnë Ligjin për përdorimin e gjuhëve përmes konsultimeve me të gjitha palët e prekura. S
ipas kumtesës së dhënë pas mbledhjes në Venecia, ekspertët juridik të Këshillit të Evropës nënvizojnë se në krahasim me ligjdhënien e vitit 2008, ligj i ri dukshëm e zgjeron përdorimin e gjuhës shqipe dhe në shumë aspekte i tejkalon standardet evropiane të konfirmuara me Konventën korrnizë për mbrojtje të pakicave kombëtare dhe Kartën evropiane për gjuhë rajonale dhe të pakicave.
Komisioni Venecias e përshëndet gatishmërinë e autoriteteve për përmirësimin e gjendjes gjuhësore të bashkësive. Vlerëson se në disa rajone ligji i ri mund të shkojë shumë larg me imponim të institucioneve publike në obligime juridike joreale, veçanërisht në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe në procedurë gjyqësore, të bashkangjitur me sanksione të rënda në rast të mosrespektimit dhe mundësisë për ndryshim të vendimeve gjyqësore, përderisa ka mungesë të përkthimeve dhe interpretimeve gjatë procedurës.
Siaps mendimit të Komisionit Venecias, kjo qasje mundet dukshëm ta ngadalësojë funksionimin e tërë gjyqësisë, duke rrezikuar prishje serioze të të drejtës së gjykimit korrekt, të garantuar me Konventën evropiane për të drejtat e njeriut.
Komisioni më tutje shënon se Ligji për gjuhë nuk është i përpiktë, dispozita të cilat vlejnë vetëm për gjuhën shqipe, ndërsa gjithashtu ehde për gjuhët tjera të bashkësive.
Ligji për përdorimin e gjuhëve ishte sjellur në janar të këtij viti. Kuvendi e ka votuar për herë të dytë, prejse vitin paraprak presidenti Gjorge Ivanov refuzoi ta nënshkruajë dekretin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Koci: Hetuesi policor është rikthyer në detyrë, nuk ka marr pjesë një asnjë tubim elektoral
U qëllua me armë nga i dashuri i gruas, detaje nga plagosja: Në kërkim 26-vjeçari
Ilire Dauti: Nuk do të pranoj që një pjesë e popullsisë të mos trajtohet në mënyrë të barabartë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025