Një adoleshent ka thënë se ai e hodhi një fëmijë nga kati i 10-të i Tate Modern në Londër sepse donte të dilte në lajme.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, djali gjashtëvjeçar po vizitonte Londrën nga Franca me familjen e tij kur Jonty Bravery, 18 vjeç, e hodhi atë nga një platformë shikimi më 4 gusht.
Si pasojë, fëmija pësoi një rrjedhje të gjakut në tru në rënien pesë-katëshe dhe lëndimet e tij janë përshkruar si “ndryshim jete”.
Bravery, nga Ealing, pranoi se kishte tentuar vrasjen në Bailey Old dhe vendimi për dënimin e tij do të merret në shkurt.
Pas arrestimit të tij ai i tha policisë se kishte planifikuar paraprakisht të lëndonte dikë, për të nxjerrë në pah trajtimin e tij me autizmin në TV.
“Doja të isha në lajme, kush jam dhe pse e bëra këtë, kështu që kur është zyrtare askush nuk mund të thotë asgjë tjetër”.
Gjykata dëgjoi se Bravery, i cili ka një çrregullim të spektrit autik, shqetësim obsesiv detyrues dhe ka të ngjarë të ketë një çrregullim të personalitetit, ishte mbajtur në Spitalin Broadmoor që nga mesi i tetorit.
Ndërkohë thuhet se në postimet në mediat sociale, të fshira tani, babai i të pandehurit, Piers Bravery u përpoq të rrisë ndërgjegjësimin për autizmin dhe trajtimin e tij.
Ai ishte 17 vjeç kur u akuzua, por nuk mund të emërohej deri në ditëlindjen e 18-të të tij në tetor.
Familja e fëmijës tha që djali i tyre vazhdon të kërkojë rehabilitim intensiv pasi ai nuk ishte rikuperuar, kur bëhet fjalë për lëvizshmëri në gjymtyrët e tij ose funksionin e plotë të trurit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukraina vjen me “një përditësim mbi madhësinë e forcave të Koresë së Veriut në Rusi – dhe ndikimit të tyre”
Gjermania me strategji të re të industrisë së mbrojtjes
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët ‘do të shikojnë dy lindje dielli’ do të nisë në vitin 2026
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026
Çfarë objektivash mund të godasë Ukraina në Rusi pas heqjes së kufizimeve të ATACMS?
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap
"Hezbollahu ka lëshuar rreth 100 predha nga Libani" - ushtria izraelite jep detajet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian