IuteCredit Kosova që iu revokua licenca, nuk kishte pranuar vërejtje paraprake nga BQK – fillon vlerësimi i masave ligjore
IuteCredit Kosova (ICKO), filial i cili plotësisht është në pronësi të IuteCredit Europe dhe kompani simotër e IuteCredit Finance S.à r.l., sot pa njoftim paraprak, ka marrë njoftim nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) se iu është revokuar licenca e mikrofinancës së ICKO e cila ka hyre në fuqi menjëherë.
Sipas vendimit të BQK-së, arsyet e revokimit të licencës janë që aksionari ICKO nuk është në pajtueshmëri dhe që ICKO nuk ka siguruar aplikimin e duhur të normës efektive të interesit të komunikuar në planin e biznesit sikur në kohën e aplikimit në vitin 2017.
Revokimi i licencës është plotësisht i papritur. Filloi hetimi dhe vlerësimi i masave ligjore për zgjidhjen e situatës Talin, Estoni.
As ICKO dhe as Grupi nuk morën pranuan vërejtje paraprake nga BQK në lidhje me pajtueshmërinë e aksionarit të ICKO ose ndonjë paralajmërim për revokimin e licencës për shkak të devijimeve nga plani i biznesit. ICKO madje aplikoi në BQK për licencë për të zgjeruar biznesin e saj për shërbimet e pagesave, e cila është dorëzuar me 19 tetor 2018 dhe dokumentacioni ishte kompletuar më 15 prill 2019 pas rishikimit nga ana e BQK-së.
BQK kishte deklaruar që ICKO do të merrte përgjigje në kërkesën për licencë pas 90 ditësh.
Sa i përket mos-pajtueshmërisë së supozuar me planin e saj të biznesit, ICKO kishte dorëzuar një plan të rishikuar të biznesit tek BQK-ja më 14 nëntor 2019, i cili pasqyronte operacionet e përshtatura të biznesit të ICKO, duke përfshirë, ndër të tjera, normat e ulura efektive të interesit. Deri më tani, nuk kemi pranuar asnjë njoftim nga BQK për atë plan biznesi.
Sa i përket pajtueshmërisë së aksionarit të ICKO-së dhe strukturës së përgjithshme të aksionarëve të IuteCredit Europe, duhet të theksohet fakti që aksionari i ICKO dhe struktura e aksionarëve të IuteCredit Europe kanë mbetur në thelb të njëjta qëkur ICKO mori licencën e saj nga BQK-ja. Aksionari kontrollues i IuteCredit Europe është Alarmo Kapital me 89.81% të aksioneve, ku Tarmo Sild (Kryeshefi Ekzekutiv) dhe Allar Niinepuuu (Kryetar i Bordit
Mbikëqyrës) janë përfituesit final të Alarmo Kapital.
Kompania inicioi menjëherë një hetim dhe vlerësim ligjor të fakteve me qëllim të shfrytëzimit të plotë të të gjitha masave ligjore në dispozicion për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës dhe në mbrojtjen e interesave të IuteCredit Europe si aksionar, kreditor dhe investitor në Kosovë.
Portofoli i ICKO arrin shumen e 12.3 milion eurove, që është e barabartë me 11% të bilancit të përgjithshëm të Grupit. ICKO nuk ka asnjë kreditor tjetër përveç Kompanisë Ame me një borxh prej 5.8 milion eurove, dhe investitorë të platformës Mintos crowdfunding me një borxh prej 3.9 milion euro. Marrja e kredive në Kosovë është ndaluar. Mbledhja e arkëtueshmeve nga klientët është duke u aplikuar dhe do të vazhdojë.
“Ne nuk jemi dakord me vendimin e papritur dhe drastik të BQK-së. Ndërsa kemi të bëjmë me materializimin e një rreziku biznesi të lidhur me operimin në mjedise të ndryshme ligjore dhe administrative, ne si aksionar, kreditor dhe investitor jemi të bindur që mund të gjendet një zgjidhje e kënaqshme në kuadër të sundimit të ligjit dhe përmes dialogut në Kosovë dhe do të apelojmë vendimin me të gjitha mjetet sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Tarmo Sild, Drejtori i Përgjithshëm i Grupit IuteCredit Europe.
IuteCredit
Kristel Kurvits, Zyrtare Kryesore Financiar (ZKF) e Grupit
Email: kristel.kurvits@iutecredit.com
Telefoni: +372 55 88 77 0
Evelin Kanter, Zyrtare Kryesore Ligjore (ZKL) e Grupit
Email: evelin.kanter@iutecredit.com
Telefoni: +372 50 52 72 9
Aalto Capital (Zyra për Marrëdhënie me Investitor)
Sven Pauly, Konsulent
Email: sven.pauly@aaltocapital.com
Telefoni: +49 89 898 67 77 0
RRETH IUTECREDIT:
IuteCredit – është themeluar në vitin 2008 – dhe është një kompani lidere evropiane për financa personale. Grupi është i specializuar në kreditë e konsumatorëve përmes pronësisë prej 100% filialeve të tij duke përdorur ekuitetin dhe kapitalin e kredive.
IuteCredit aktualisht u shërben klientëve te saj në Moldavi, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Kosovë si dhe Bosnje dhe Hercegovinë.
Që nga data 30/09/2019, ekipi i IuteCredit ishte rritur në 341 punonjës, përfshirë ekipin menaxhues dhe të IT-së. I gjithë ekipi i IuteCredit përpunoi pothuajse 470,000 aplikacione për kredi në 9M/ 2019.
IuteCredit administron më shumë se 500,000 klientë me mbi 90 milion euro të bruto prinicipalit të kredive në bazën e
të dhënave të saj.
Produktet e kredisë së IuteCredit janë kredi të pasigurta të konsumatorit me afat të maturimit nga 1 muaj deri në 36 muaj dhe kredi të siguruara me afat të maturimit deri në 60 muaj.
Misioni i IuteCredit është të krijojë një përvojë të jashtëzakonshme në financat personale duke tejkaluar pritjet e konsumatorëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova