LAJMI I FUNDIT:

Parisi në flakë, Franca paralizohet nga greva më e madhe për dekada – mbyllen shkollat dhe ndërpritet transporti publik

Parisi në flakë, Franca paralizohet nga greva më e madhe për dekada – mbyllen shkollat dhe ndërpritet transporti publik

Më shumë se 800,000 demonstrues marshuan në qytete në të gjithë Francën, me punëtorë hekurudhorë, mësues dhe staf spitalor që iu bashkuan grevës më të madhe në dekada.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet në Paris barrikaduan pallatin presidencial dhe vendosën rreth 6.000 policë pasi aktivistë, shumë me jelekë të verdhë, u mblodhën për një marshim të madh që synon të detyrojë presidentin Emmanuel Macron të braktisë planet e tij të reformës së pensioneve.


Siç bëhet e ditur, oficerët u detyruan të përdorin gaz lotsjellës për të shpërndarë rebelët që i vunë zjarrin një automjeti dhe thyen xhamat ndërsa tensionet u ngritën afër sheshit Place de la Republique.

Një rimorkio ndërtimi u përmbys dhe iu vu zjarri, duke dërguar në qiell një tym të madh, pasi të rinjtë me kapuç ndezën zjarr, plaçkitnin dyqane dhe hodhën fishekzjarrë në drejtim të oficerëve.

Trazirat thuhet se vijnë një ditë pasi presidenti Emmanuel Macron u kap duke tallur Donald Trump pas shpinës me Boris Johnson dhe Justin Trudeau në samitin e NATO-s në Londër.

Presidenti Trump ndërpreu udhëtimin e tij në Londër të mërkurën, duke e quajtur kryeministrin kanadez Trudeau ‘dy fytyrësh’ pasi ai bëri shaka për kohën që kishte marrë Trump gjatë një konference për shtyp. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zjarr masiv në objektin më të madh në botë të baterive të litiumit në Kaliforni

Zjarr masiv në objektin më të madh në botë të baterive të litiumit në Kaliforni

Amerika
Skandal në Kroaci - zëvendëskryeministri kroat shkrep nëntë herë armën nga vetura

Skandal në Kroaci - zëvendëskryeministri kroat shkrep nëntë herë armën nga vetura

Kroacia
Ekstradohet nga Bosnja në Serbi i dyshuari që ndihmoi Faton Hajrizin të ikte në shtetin serb

Ekstradohet nga Bosnja në Serbi i dyshuari që ndihmoi Faton Hajrizin të ikte në shtetin serb

Serbia
Hera e parë pas 40 vjetëve - Mot jashtëzakonisht i ftohtë, Trumpi do të inaugurohet si president në ambiente të mbyllura

Hera e parë pas 40 vjetëve - Mot jashtëzakonisht i ftohtë, Trumpi do të inaugurohet si president në ambiente të mbyllura

Amerika
Nga Gaza te Shqipëria: Lista me 25 vendet e rrezikuara për vitin 2025

Nga Gaza te Shqipëria: Lista me 25 vendet e rrezikuara për vitin 2025

Botë
Një zjarr shpërtheu në një rafineri nafte në Gjermani

Një zjarr shpërtheu në një rafineri nafte në Gjermani

Evropa
Kalo në kategori