LAJMI I FUNDIT:

Piratët sulmojnë anijen cisternë në brigjet e Nigerisë, marrin peng 19 anëtarë të ekuipazhit

Piratët sulmojnë anijen cisternë në brigjet e Nigerisë, marrin peng 19 anëtarë të ekuipazhit

Piratët kanë rrëmbyer 19 anëtarë të ekuipazhit nga një anije cisternë në pronësi të Greqisë, thanë pronari i anijes dhe menaxherët .

Kjo anije u sulmua të martën rreth 142 kilometra larg ishullit Bonny, i vendosur direkt në brigjet jugore të Nigerisë, në një zonë ku aktet e piraterisë janë në rritje, transmeton Telegrafi.


Tetë indianë dhe një turk nga ekuipazhi u kapën, sipas deklaratës së përbashkët të operatorëve të naftës.

“Shtatë anëtarët e ekuipazhit mbetën në bord dhe u tha që ta çonin anijen e ngarkuar në një pozicion më të sigurt”, thuhet në deklaratë. Kjo anije është e aftë të transportojë deri në 2 milion fuçi nafte.

Të gjitha autoritetet e duhura janë njoftuar dhe po merren të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar mirëqenien e tyre dhe lirimin e parakohshëm, thuhet në deklaratë.

“Ne po bëjmë gjithçka që është e nevojshme për t’u siguruar që 19 anëtarët e ekuipazhit do të kthehen të sigurt”, i tha një zyrtar agjencisë së lajmeve Reuters. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Kalo në kategori