LAJMI I FUNDIT:

Rasti i Sokol Bashotës transferohet nga Departamenti i Krimeve të Rënda në atë të Përgjithshëm

Rasti i Sokol Bashotës transferohet nga Departamenti i Krimeve të Rënda në atë të Përgjithshëm

Rasti i ish-kryetarit të Klinës, Sokol Bashota dhe ish-nënkryetarit Enver Berisha, nuk do të gjykohet më në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Pejë.

Pasi Gjykata e Apelit e ka prishur aktgjykimin e shkallës së parë, me të cilin Bashota dhe Berisha ishin dënuar me gjashtë muaj burg me kusht dhe njëmijë euro gjobë për mos deklarim apo deklarim të rremë të pasurisë, tani kjo lëndë është transferuar në Departamentin e Përgjithshëm.

Në këtë departament gjykohen rastet penale të cilat nuk cilësohen si krime të rënda.


Transferimin e lëndës në Departamentin e Përgjithshëm për “Betimit për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.

“Ju konfirmoj se çështja penale ndaj të pandehurve Sokol Bashota dhe Enver Berisha nga Departamenti për Krime të Rënda ka kaluar në Departamentin e Përgjithshëm Penal”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses Zhuti.

Gjykata e Apelit, më 6 nëntor 2019, e ka prishur aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë, me të cilin ish-kryetari i Klinës, Sokol Bashota ishte dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht dhe 1000 euro gjobë për mos deklarim apo deklarim të rremë të pasurisë.

Përveç Bashotës, për mos deklarim të pasurisë ishte dënuar edhe ish-nënkryetari i Klinës, Enver Berisha me gjashtë muaj burgim me kusht dhe 1000 euro gjobë.

Gjykata e Apelit, ka konsideruar se aktgjykimi i 29 majit 2019, i shpallur nga kryetari i trupit gjykues Sylë Lokaj, është marrë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, të cilat kanë ndikuar në vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike.

Për këtë, shkalla e dytë e ka anuluar aktgjykimin e Themelores dhe rastin e ka kthyer në rigjykim.

Sipas aktvendimit që kishte siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, në arsyetimin e Apelit rezulton se Gjykata e Pejës nuk kishte dhënë arsye për çdo pikë të aktgjykimit, nuk ka vërtetuar saktësinë e provave kundërthënëse dhe arsyet në të cilat është bazuar në rastin e vërtetimit të ekzistimit të veprës penale.

Sipas Apelit, Gjykata e Pejës nuk kishte dhënë përgjigje përkitazi me pretendimin e mbrojtjes së të akuzuarit Bashota, avokatit Gëzim Kollqaku, i cili kishte pretenduar se banesa kontestuese për të cilin klienti i tij akuzohet se nuk e kishte deklaruar, ishte blerë me kontributin familjar.

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori