LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i policisë po merr pjesë në simpoziumin e luftimit të ekstremizmit të dhunshëm në Washington

Drejtori i policisë po merr pjesë në simpoziumin e luftimit të ekstremizmit të dhunshëm në Washington

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj me bashkëpunëtorë, është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Washington D.C., ku po merr pjesë në simpoziumin “Policimi i orientuar në komunitet me theks të veçantë në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm”.

Qalaj në këtë simpozium në të cilin marrin pjesë nivele të larta udhëheqëse, është panelist në diskutimet përmbledhëse lidhur me programet preventive “Reagimi ndaj radikalizmit të të rinjve”, thuhet në njoftimin për media.


Ky simpozium në të cilin po marrin pjesë edhe Policia e Kosovës, është organizuar nga organizatat e njohura si Hedayah dhe Global Center, të cilat kanë për mision trajtimin, luftimin si dhe zhvillimin e praktikave më të mira që ndërlidhen me dukurinë e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori