LAJMI I FUNDIT:

Eliza Dushku me ngjarje bamirësie në Harvard pas tragjedisë në Shqipëri

Eliza Dushku me ngjarje bamirësie në Harvard pas tragjedisë në Shqipëri
Eliza Dushku

Banorët e Bostonit dhe studentët përreth do kenë mundësinë të kontribuojnë për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit me një shfaqje të filmit dokumentar të Eliza Dushkut “Dear Albania” në Universitetin e Harvardit këtë të premte.

Tërmeti i 26 nëntorit që goditi trojet shqiptare la mbi 51 njerëz të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur.


Në një postim në rrjetin social, Instagram, Eliza ndau mendimet e saj pas tërmetit, “Të gjithëve të prekur nga ky tërmet shkatërrues, ne po dërgojmë dashurinë dhe lutjet tona dhe mbledhjen e ndihmave, menjëherë”.

Publiée par Harvard Albanian Students Association sur Lundi 2 décembre 2019

Shfaqja është falas, por dhurimet me para dhe çek do të pranohen. Fondet do të shkojnë drejtpërdrejt ndaj individëve të prekur nga tërmeti ose organizata jofitimprurëse që punojnë për t’i ndihmuar ata.

Të gjitha lajmet nga Eliza Dushku
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Eliza Dushku

Shfaqja mbahet të premten, 6 dhjetor 2019 në 7:00 pasdite në Auditoriumin Tsai në Qendrën për Qeverisje dhe Studime Ndërkombëtare – në Universitetin Harvard.

Ky event është bashkë-organizuar nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Harvard.

Informacioni mbi biletat është shpërndarë në faqet e Eliza Dushkut dhe në një Eventbrite. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Dua Lipa shkëlqen në Met Gala 2024 - mori gjithë vëmendjen me fustanin e veçantë me dantella

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori