LAJMI I FUNDIT:

Si të harroni ish-in me një plan të thjeshtë prej katër hapash

Si të harroni ish-in me një plan të thjeshtë prej katër hapash

Shkenca tregon se disa ndarje janë kaq të dhimbshme, sa ato mund të krahasohen me humbjen e një anëtari të familjes, mirëpo ka njerëz që thonë se “Koha shëron gjithçka”

Ajo çfarë duhet të dini është se duhet të veproni në mënyrë strategjike nëse dëshironi të lini pas dhimbjet që mund t’ju shkaktojë ndarja me partnerin. Për të mirën tuaj duhet të ndiqni këto hapa:


Shfryhuni për një periudhë kohe

Truri ynë e shoqëron një ndarje me dhimbjen. Në fakt vuajtja psikologjike mund të jetë aq ngacmuese saqë në rastin e çifteve të martuara, ndarja nga bashkëshorti shkakton më shumë stres sesa humbja e një anëtari të familjes.

Në një farë mënyre diçka vdes: lidhja dhe e ardhmja e marrëdhënies që keni pasur së bashku. Kjo është arsyeja pse është një ide e mirë të shfryheni një periudhë kohë dhe të pranoni se çdo gjë ka marrë fund.

Mos bini në grackën e idealizmit të marrëdhënies

Marrëdhënia nuk ishte perfekte. Sidoqoftë, pas një ndarje, ne kemi tendencë të harrojmë pjesët e vështira, të romantizojmë pjesët më të mira të marrëdhënies dhe të idealizojmë ish-in. Në vend që të “mburreni” për të shkuarën, provoni të bëni një listë të të gjithë elementëve që e kanë bërë këtë marrëdhënie të dështojë.

Mbajeni këtë listë në mendje sa herë ndjeni nevojën për ta telefonuar dhe kujtoni arsyet pse kjo lidhje nuk ka funksionuar.

Refuzoni “kërkesën e miqësisë”

Ai mund të thotë “por, ne mund të jemi miq”. Ju nuk mund të jeni miq dhe këtë gjë e dini të dy. Mos u mashtroni, pavarësisht nëse jeni ndarë miqësisht ose me debate të mëdha-ju të dy nuk mund të bëheni miq asnjëherë.

Eliminoni mundësinë e kontaktit

Pas ndarjes, sugjerohet të mos flisni më me ish-partnerin nëse nuk ju lidh një fëmijë ose diçka tejet e rëndësishme.

Nëse dëshironi ta harroni, mos kontaktoni me ta në asnjë mënyrë. Asnjë thirrje telefonike, email ose mesazhe. Sigurohuni që ata të mos shfaqen as në rrjetet tuaja sociale. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Këshilla Estetike
Për një pamje më natyrale të vetullave, përdorni rimel dhe jo lapsa

Për një pamje më natyrale të vetullave, përdorni rimel dhe jo lapsa

Grim
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Në çift
Shtatë arsye se përse vetëbesimi është më i rëndësishëm se bukuria

Shtatë arsye se përse vetëbesimi është më i rëndësishëm se bukuria

Këshilla dhe arsye
Kalo në kategori