Edhe pse Avokati i Popullit deri më sot janë dërguar 33 ankesa nga subjekte të ndryshme për kundërshtimin e Ligjit të Pagave për sektorin publik, ky institucion ende nuk ka marrë vendim përfundimtar për ta dërguar këtë ligj në Kushtetuese.
Ligji për Paga ka hyrë në fuqi nga data 1 dhjetor, por Avokati i Popullit, Hilmi Jashari thotë për KosovaPress se ende janë në shqyrtim të ankesave të reja, të cilat kanë mbërri sot në Institucionin e Avokatit të Popullit.
Jashari ka bërë të ditur se vetëm sot kanë pranuar tri ankesa të reja, që gjithsej janë 33, teksa tha se janë edhe në shqyrtim të analizës, për të cilën iu nevojitet ende kohë.
“Shumë shpejt do të dalim me një qëndrim zyrtar, mirëpo ende nuk ka përfunduar komplet analiza për të dhënë një përgjigje definitive dhe përfundimtare. Kështu që duhet ende kohë për të pasur një vlerësim përfundimtar. Edhe sot gjatë ditës kemi pranuar tri ankesa të reja. Fillimisht kemi filluar me dy-tri ankesa. Tash numri total është 33. Jemi në fazën e shqyrtimit edhe të analizës, kështu që na merr pak kohë edhe kjo punë”, tha Jashari.
Avokati i Popullit aktualisht është duke i trajtuar ankesat e paraqitura nga subjekte të ndryshme të sektorit publik lidhur me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, i cili ka hyrë në fuqi më 1 dhjetor 2019.
Ankesat kryesisht kanë të bëjnë me kushtetutshmërinë e Ligjit në kuptimin e ndarjes së pushteteve dhe barazisë para ligjit, nën pretendimin se Ligji nuk e ka arritur qëllimin e proklamuar me rastin e miratimit të tij, “Pagë të barabartë për punë të barabartë.”
Ditë më parë, Avokati i Popullit, me kërkesën e tij, është takuar me Sindikatën e Arsimit, Sindikatën e Shëndetësisë dhe Sindikatën e Policisë lidhur me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.
Këto sindikata kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me mundësinë e dërgimit të këtij Ligji në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i Popullit. Për më shumë, këto sindikata, nëpërmes mediave, janë shprehur se ky Ligj nuk guxon të dërgohet në Kushtetuese, duke kërcënuar edhe me “kolaps të shtetit”. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'