LAJMI I FUNDIT:

Ambasada SHBA-së në Tiranë: Do të ndihmojnë në vlerësimin e dëmeve të tërmetit

Ambasada SHBA-së në Tiranë: Do të ndihmojnë në vlerësimin e dëmeve të tërmetit

Mbi situatën e krijuar në vend si pasojë e tërmetit që goditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit ka reaguar sërish ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Kjo ambasadë përmes një shkrimi në Facebook njofton se ky vend do ta ndihmojë Shqipërinë për vlerësimin e dëmeve të tërmetit.


Ekspertët amerikan vijnë për inspektimin e shkollave pas tërmetit në Shqipëri
Lexo po ashtu Ekspertët amerikan vijnë për inspektimin e shkollave pas tërmetit në Shqipëri

“USAID ka dërguar dje inxhinierë strukturash nga Departamentet Zjarrfikëse të konteve Fairfax dhe Los Angeles, të cilët do të ndihmojnë në vlerësimin e dëmeve në godina dhe infrastruktura, si pjesë e mbështetjes së qeverisë së Shteteve të Bashkuara për rimëkëmbjen nga tërmeti. Ky ekip do të ndihmojë në përcaktimin e shtëpive, shkollave dhe ndërtesave të tjera që janë të sigurta për rikthimin e njerëzve. #ShbaQendronKrahShqiperise”, thuhet në njoftimin e ambasadës. /Telegrafi/