Në Gjykatën Penale në Shkup nesër duhet të mbahet seanca e parë gjyqësore për rastin “Haraçi” në të cilin janë të akuzuar Bojan Jovanovski – Boki 13, ish prokurorja speciale Katica Janeva dhe Zoran Milevski-Kiçeec.
Në arrest shtëpiak janë Katica Janeva dhe Zoran Milevski-Kiçeec, përderisa i akuzuari i parë Bojan Jovanovski i cili ishte hospitalizuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8-të Shtatori” gjatë ditës së djeshme është kthyer në INP Burgu -Shkupi ku po vuan masën e paraburgimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në ndërkohë, Gjykata e Apelit sot duhet të vendos se a do të mbetet ai edhe më tutje në paraburgim. Avokati i tij Sasho Dukovski kërkon që të lëshohet nga burgu për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Gjykata Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në tetor të këtij viti ngriti akuzë kundër Jovanovskit, Janevës dhe Milevskit.
Siç bëri të ditur Prokuroria Publike, i akuzuari i parë Jovanovski dyshohet se ka kryer vepër penale “pastrim parash dhe të ardhura të tjera nga vepra penale”, ndërsa Janeva dhe Milevski për “pranim të shpërblimeve për ndikim të jashtëligjshëm”. E akuzuara e dytë Janeva akuzohet edhe se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”.
“I akuzuari i parë në periudhën prej nëntorit të vitit të kaluar e deri në prill të këtij viti, duke e përdorur ndikimin e tij ndaj të akuzuarit të dytë – prokuror publik, ka ndikuar që të bëhet veprim zyrtar të cilin nuk guxonte ta kryente. Ai, duke i përdorur marrëdhëniet miqësore, ka ndikuar ndaj të akuzuarës së dytë, gjatë zbatimit të procedurës hetuese në lëndën e quajtur ‘Perandoria’, që ta lehtësojë pozitën e dëshmitarit i cili në këtë lëndë është një nga të dyshuarit dhe të cilit me propozim të prokurorit publik i ishte përcaktuar masa e paraburgimit.
I akuzuari i tretë kishte kontribuuar për kryerjen e veprës penale për realizimin e takimeve të dakorduara të të akuzuarit të parë me bashkëshorten e dëshmitarit, ndërsa më vonë edhe me dëshmitarin, gjatë kësaj duke i bindur për ndikimin e tij ndaj prokurorit publik”, sqaron Prokuroria Publike.
E akuzuara e dytë e ka shfrytëzuar pozitën zyrtare dhe pasi i akuzuari i parë bashkë me të akuzuarin e tretë i kishte marrë 500.000 eurot për të cilat ishin marrë vesh nga bashkëshortorja e dëshmitarit ka dorëzuar deri te Gjykata e Apelit në Shkup propozim për përcaktimin e masës më të lehtë – arrest shtëpiak, e cila ishte pranuar. Njëherit, sipas marrëveshjes, pas pagesës së 1.000.000 euro, e akuzuara e dytë ka dorëzuar leje me shkrim deri te gjykata që pasaporta e marrë t’i kthehet përkohësisht dëshmitarit.
Me veprimet e ndërmarra zyrtare, e akuzuara e dytë e kishte shfrytëzuar dhe e kishte tejkaluar pozitën e saj zyrtare dhe autorizimin dhe për vete ka marrë përfitim pronësor në vlerë të madhe edhe atë në sende – mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarëve dhe para në vlerë prej 50.000 eurove, ndërsa për ndikimin e jashtëligjshëm dy të akuzuarit e tjerë kishin pranuar shpërblim prej 1.500.000 eurove. I akuzuari i parë edhe pse i papunë, me xhirollogari të bllokuara dhe pa të ardhura, në fillim të këtij viti kishte blerë për vete mobilie luksoze, veshmbathje dhe këpucë dhe kishte qëndruar në pushimore luksoze – resorte jashtë vendit që na bën të ditur se i ka lëshuar në qarkullim mjetet të cilat i kishte marrë me veprën penale “Pranim të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm”.
Në kuadër të rastit “Haraçi”, Prokuroria hapi hetim të ri i cili ka të bëjë me Aleancën Ndërkombëtare të Bojan Jovanovskit – Boki 13.
Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit informon se hetimi për rastin “Haraçi” është zgjeruar, gjegjësisht është sjellë vendim për zbatimin e procedurës hetuese kundër pesë personave fizikë dhe një personi juridik, për shkak të dyshimit se i dyshuari i parë ka kryer vepër penale në vazhdimësi “mashtrim” dhe vepër penale “pastrim parash dhe të ardhura të tjera nga vepra penale”./Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çka janë hemorroidet, cilat janë simptomat dhe si trajtohen?
MPB: Është privuar nga liria një person në Shkup, është i dënuar me 23 vjet burg në Turqi
Një grua raporton dhunë psikike e kërcënime nga ish-partneri, i dyshuari nuk i përgjigjet telefonatave të Policisë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Reshjet e borës, vështirësohet qarkullimi i automjeteve në rrugë
“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
“S’po punon mirë me pensionistët”, Rama i përgjigjet qytetarit: Realizuam reformën e pensioneve, do japim dy bonuse në vit
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej nga autoritetet polake
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles