LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri i fiksuar pas luksit, që e ka lënë arkën bosh

Kryeministri i fiksuar pas luksit, që e ka lënë arkën bosh
Ilustrim

Kosova dhe fqinjët, të mirëpajisur dhe efikasë në zbulimin e fatkeqëve të ngecur në rrënoja.

Tanët, përlotës, kurajozë, heroikë në përpjekjet e tyre përtej mundësive, por në një pikë, bëhen edhe vetë për oksigjen, njëjtë me viktimat.

Nuk kanë mjete të mjaftueshme, logjistikë, trajnime, organizim.


“Nuk ka fonde”…

Edhe hezitimi për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme lidhet me mungesën e fondeve.

Po pse?

Pse e ka arkën bosh një ekzekutiv që ka rritur taksat përditë?

E vërteta është e thjeshtë deri në fyerje.

Miliarda janë shpërdoruar në koncesione të pamenda gllabëruese.

Miliarda në mbifaturime veprash publike.

Miliarda në dëmshpërblime, gjyqe, gafa e gabime; cektësi e skajshme në shërbim të narcizmit të sëmurë politik.

Shqipëria e skamur e shkëlqimit fals projekton kulla dubaiane dhe ndërton “bizhura”.

Shqipëria ka një kryeministër të fiksuar pas luksit në jetën private dhe financat publike.

Por, zhvillimi real nuk është telajo pikture me ngjyra para dhe bosh nga pas.

Ndaj, shpëtuesi i rrudhosur në foto të cilin timonieri shijemadh e përzgjodhi se quhet “Luan” ka fytyrën e zbehtë të mjerimit migjenian.

Ne, të bizhuve nuk kemi rrogë dhe kasko për luanët.

Ama, ne të bizhuve kemi politikanët më të bukur në botë që shkëlqejnë firmato.

Ne, të bizhuve kemi paradë “alta moda” në oborrin e Parlamentit çdo të enjte.

Aliut ia ka fajin Kadriu, Kadriu duhet të heshtë se përballë është Saliu.

Asnjë lidhje Aliu me humanen, ndjeshmërinë, ritmin e një zemre majtas.

Shfajësime të përditshme, batuta karagjozësh, vetëlëvdata.

Alibabëzia e zbrazi arkën.

Arti i fjalëve boshe nuk e rimbush dot.

Një leshko i pispillosur që magjeps të verbërit me hartime.

Një popull shpirt topitur.

Një klasë politike barkngopur dhe shpirtzbrazur.

Një lëmsh i ngatërruar hidhërimi pa fund.

Për viktimat dhe ata që rënkojnë gërmadhave.

Fëmijë, nëna me fëmijë.

Do ishin më pak nëse shteti i tyre do ish vërtet i tyre.

Qoftë me kaq se lëkundjet vazhdojnë.

Në trend

Më shumë
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Magazina
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Magazina
Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën - ka ushtruar edhe dhunë fizike në të

Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën - ka ushtruar edhe dhunë fizike në të

Magazina
Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Nëna e Besim Krrabajt: Polici që ma vrau djalin më tha, mirë ia kena bo

Lajme
Kalo në kategori