LAJMI I FUNDIT:

Femra e cila e do veten i ka këto shprehi: Gjithmonë është e shëndetshme si molla!

Femra e cila e do veten i ka këto shprehi: Gjithmonë është e shëndetshme si molla!

Duaje trupin tënd ashtu siç është dhe ai do ta kthejë atë dashuri me shëndet të mirë

Trupi ynë është themeli ynë. Femra e cila vazhdimisht vlerëson trupin e vet nuk është ajo e cila vlerëson veten, transmeton Telegrafi.


Nëse trupi nuk është në rregull, as shpirti nuk është në rregull!

Shprehitë femërore

Shprehia që të flihet gjumë mjaftueshëm është e domosdoshme për bukurinë dhe harmoninë e mendjes dhe shpirtit.

Mungesa e gjumit çon deri në shkatërrim të bukurisë fizike, rrezikon prapavijën hormonale, çon deri në anksiozitet, shqetësim dhe depresion, si edhe deri te pesha e tepërt trupore! Vlerësoni veten – pushoni rregullisht!

Ushqimet e shijshme dhe të shëndetshme janë shumë me rëndësi. Nuk është e kotë ajo thënia: “Je ajo çfarë ha!” Femra e cila e do veten kurrë nuk do të hajë ndonjë “fëlliqësi”, por ndaj trupit tënd do të kesh qëndrim si prindi i kujdesshëm ndaj fëmijës. Vlerësoni veten – ushqehuni shëndetshëm dhe me shije!

Nëse dëshironi të ushtroni – në rregull! Ushtroni. Regjistrohuni në palestër! Mirëpo, para kësaj, çdo ditë ndani 20 minuta që të pushoni mirë dhe 20 minuta të shëtitni mirë. Trupit i nevojitet lëvizje. Çdo gjë që nuk lëviz, është e shkatërruar. Mirëpo teprica e lëvizjes gjithashtu shkatërron trupi. Kryesore është që të gjeni masën e duhur!

Lëvizja do të djegë atë që keni ngrënë, lëvizja do t’i sjellë kënaqësi trupit dhe shpirtit, sepse lëvizja do të thotë – jetë! Madje edhe kur jeni të pikëlluar, depresiv, të molisur -vlerësoni veten dhe rregullisht lëvizni!

Kurimi i kujdesshëm i trupit tuaj nuk do të thotë manikyr njëherë në vit, por kurim i pandërprerë i vetes. Vlerësoni veten dhe gjithmonë kujdesuni për veten!

Seksi sipas dëshirës është shumë i rëndësishëm. Po, sipas dëshirës! Jo për shkak që seksi në mbrëmje është sipas orarit apo që mbase bashkëshorti e dëshiron atë, por për shkak që ju e dëshironi! Vetëm kështu do të kënaqni edhe bashkëshortin edhe veten.

Vlerësoni veten – doni trupin tuaj dhe mos e ngarkoni! Dashuroni trupin tuaj ashtu siç është dhe ai do t’jua kthejë atë dashuri me shëndet të mirë! /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Këshilla Estetike
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Në çift
Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi

Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi

Shtatzëna
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët

Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët

Këshilla për prindër
Kalo në kategori