LAJMI I FUNDIT:

I dyshuari për sulm në urën e Londrës ishte i dënuar për terror

I dyshuari për sulm në urën e Londrës ishte i dënuar për terror

Njëzetetëvjeçari i dyshuar tashmë ishte dënuar për krime të lidhura me terrorin dhe ishte liruar nga burgu vitin e kaluar. Sulmi vdekjeprurës me thikë ngre pyetje të vështira për qeverinë britanike dhe shërbimet e sigurisë.

Policia britanike e antiterrorizmit intensifikoi hetimet të shtunën mbi njeriun që dyshohet se kishte kryer një sulm vdekjeprurës me thikë në urën e Londrës që vrau dy njerëz, transmeton Telegrafi.


Autoritetet thanë që 28-vjeçari i dyshuar më parë ishte dënuar për krime të lidhura me terrorin dhe ishte liruar nga burgu vitin e kaluar.

“Ky individ ishte i njohur për autoritetet, pasi ishte dënuar në vitin 2012 për vepra terrorizmi”, tha në një deklaratë oficeri i lartë i policisë kundër terrorizmit, Neil Basu.

Burri ishte liruar në dhjetor të vitit të kaluar, që do të thotë se duhej të plotësonte disa kushte ose të përballet me kthimin në burg.

Policia kontrolloi një pronë në Staffordshire, në veri të Birmingham, ku i dyshuari kishte jetuar.

Dy persona, një burrë dhe një grua, u vranë në sulm. Tre të tjerë u plagosën dhe mbeten në spital për trajtim, thanë autoritetet.

Autoritetet britanike thanë që ata po e trajtonin incidentin si një sulm terrorist, por thanë që ata nuk po kërkonin në mënyrë aktive të dyshuar të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori