Jurida Greku, 35 vjeçe është një prej të mbijetuarave të tërmetit në Thumanë. Paraplegjike dhe në karrocë, u arrit të shpëtohej nga Arturi, njëri prej dajave.
“Atëherë unë kërkova ndihmë. Thirra dajën, thirra mamin, thirra çdo njeri që kisha nevojë. Në ato momente erdhi daja më mori në krahë. Në mes të korridorit desh na ra tavani në kokë. Aty u trembëm shumë, nuk kishim rrugë-zgjidhje”, rrëfen për tvklan, 35-vjeçarja.
“Shyqyr që nuk m’i zuri. Me vrap ka ikur nëpër shkallë, e ka nxjerrë në oborr, e kemi ulur në karrocë, e kemi mbështjellë me batanije, se ishim siç ishim në gjumë, me rroba gjumi”, thotë nëna e saj, zonja Engjëllushe.
“Më nxori jashtë daja. U mundua shumë. Por edhe jashtë kisha shumë frikë të qëndroja. Ishin shumë cisterna në pallatin tonë. Kam ndenjur me shumë frikë dhe trembje“, tregon Jurida.
Nga çadrat në fushën e sportit në Thumanë, 35-vjeçarja apelon për ndihmë, që t’i zhvendosin nga aty, pasi për shkak të sëmundjes. Jurida ka nevojë për trajtim të specializuar.
“Unë në këtë çadër nuk kam asnjë lloj kushti, nuk kam asnjë lloj ndihme. Kam fjetur në tokë, pa batanije, pa asnjë gjë. Unë i lutem shtetit, i kërkoj ndihmë shtetit. Kam nevojë për kushte, kam nevojë për shtëpi, kam nevojë për gjithçka. Kam nevojë për ndihmë! Edhe mami mundohet shumë pas meje. Nuk ka çfarë të më bëjë. Ka nevojë ta ndihmojnë edhe mamin tim”.
Nëna e saj Engjëllushja, që është përkujdesur gjithë jetën për vajzën e sëmurë, kërkon një strehë me kushte minimale.
“Unë dua sikur një hyrje të vogël, një dhomë, kuzhinë, banjë, korridor. Të ketë dhomën e saj, të ketë rehatin e saj, të ketë krevatin e saj. Ajo duket, shikojeni. Dilni jashtë ju që të ndërroj unë vajzën. Që çfarë fatkeqësie më ka rënë. Unë nuk kërkoj për shembull më nxirr jashtë, as na ço në spital. Nuk kërkoj ndihmë më hip në avion dhe ma ço në filan spital. Unë dua të jetoj me të, kaq i dua shtetit”.
Jurida kërkon të jetojë si gjithë shoqet e saj.
“Kam edhe unë nevojë për çdo kusht si gjithë të tjerët, si gjithë shoqet e mia. Kam nevojë për ndihmë, kam nevojë për shtetin të më ndihmojë. Kam shumë nevojë për ndihmë”.
“I lutem shtetit të vejë dorën në zemër për mua dhe vajzën. Se po s’isha unë, kush do t’i bëjë shërbim vajzës, kush do t’i japë një lugë gjellë, kush do t’i japë një pikë ujë, kush do ta ndërrojë?”, thotë nëna e saj.
Mes dhimbjes për vajzën, një ngjarje akoma më tragjike i ka ndodhur Engjëllushes, ajo ka humbur tre pjesëtarë të familjes, vëllain, nusen e vëllait dhe nipin.
“Se më ka ndodhur fatkeqësi e madhe. Kam humbur tre viktima. Kam humbur vëllain, nusen e vëllait dhe djalin e vëllait 30-vjeçar, që më ka lënë një nuse o Zot i madh dhe një vajzë 1 vjeç e gjysmë. Është Pëllumb Greku, vëllai i motrës, i shpirtit, është nusja e vëllait, Çelikja që unë nuk e kam nuse, por nuk e ndaja nga vëllai, njëlloj e kisha. Po Sajmiri, djali 30-vjeçar që ka lënë vajzën 1 vjeç e gjysmë dhe një nuse të re, me 2 vjet martesë? Nuk gëzoi absolutisht asnjë gjë. Pastaj nusja me fëmijët”, thotë zonja Engjëllushe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj