LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, pas ndërtimit të “Kozjakut” janë shtuar tërmetet

Maqedoni, pas ndërtimit të “Kozjakut” janë shtuar tërmetet

Që të zvogëlohet rreziku nga tërmetet, nevojiten mbikëqyrje intensive e gjendjes së digave, respektivisht liqeneve artificiale në vend. Oda ekonomike e energjetikës u bën apel autoriteteve sa më shpejtë të miratohet ligji për monitorimin e digave. Uji që gjendet në këto akumulime shpesh mund të jetë shkak për tërmete, sqarojnë ekspertët.

“Me ngrohjen globale në vend dhe në botë do vijë deri te rritja e nivelit të ujit dhe pllakat e ujit do bëjnë presion ndaj pllakave të tokës dhe do vijë deri tek paqëndrueshmëria e asaj strukture të tokës, kështu që digat bëhen problem potencial. Te ato diga paraqitet mundësia e plasjes së tyre, prandaj patjetër të bëhen ato matje dhe të dimë se çfarë po ndodhë në tokën e vendit tonë”, tha Gjorgji Manaskov, kryetarë i Odës ekonomike të energjetikës.

Nga Opservatori sizmologjik i vendit thonë se monitorim i vazhdueshëm bëhet vetëm në digën e liqenit artificial në Kozjak. Analizat tregojnë se pas ndërtimit të saj është shtuar numri i tërmeteve të vogla në rrethinën e saj në radius prej 10 deri 20 kilometrave.


“Përgatitja e tërmetit nuk është e shpejtë, nuk është sot për nesër, por ato mund të zgjasin me vite. Prandaj patjetër të bëhet monitorim dhe me të dhënat e një rajoni të caktuar të bëni analiza dhe të dimë çfarë mund të presim”, pohoi Dragan Çernih, drejtor i Opservatorit sizmologjik.

Me miratimin e ligjit të ri për diga nevojitet të rritet edhe numri i stacioneve sizmologjike përreth tyre sepse në Maqedoni ka rreth 80 diga të vogla. Atje ku ka pasur tërmete, sërish do ketë, paralajmërojnë ekspertët. Mënyra më e mirë e mbrojtjes mbetet rregulli- objektet të ndërtohen me cilësi të lartë në mënyrë që të mund t’i përballojnë lëkundjet e tërmeteve./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori