Shoqëria civile përmes një njoftimi për media ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të marrin përgjegjësi në mënyrë që të menaxhojnë qytetarët e prekur nga tërmeti të cilët janë duke ardhur nga Shqipëria në Kosovë.
Sipas këtij njoftimi pavarësisht hapjes së Kamit të Inovacionit në Prizren, kërkesat për strehim ishin shumë më të mëdha.
“Më 26 nëntor Shqipëria u godit nga një tërmet shkatërrimtar, me pasoja në njerëz dhe dëme të mëdha materiale. Për shkak të kushteve të krijuara, një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të Shqipërisë janë drejtuar drejt Kosovës për të gjetur strehim në këto ditë të vështira për ta. Solidariteti i popullit të Kosovës ishte i pashembullt, si për të ofruar ndihma materiale e financiare, e gjithashtu duke ofruar strehim për të gjithë nevojtarët. Përderisa institucionet e Republikës së Kosovës ishin të parat që reaguan në këtë situatë emergjente duke dërguar në afat rekord forcat e specializuara në Shqipëri, fluksi i njerëzve që kanë hyrë në Kosovë ka mbetur i pa menaxhuar. Pavarësisht hapjes së Kampit të Inovacionit në Prizren, kërkesat për strehim ishin shumëfish më të mëdha”, thekson njoftimi.
Në njoftim thuhet se në mungesë menaxhimi institucional, kanë dal në pah informata jo të plotë.
“Në mungesë të menaxhimit institucional, qytetarë e nisma qytetare të shumta u vetorganizuar për të identifikuar mundësi strehimi dhe ndërmjetësim për akomodimin e qytetarëve të Shqipërisë, sidomos mbrëmë. E gjithë kjo ka nxjerrë në pah mungesën e plotë të informatave, koordinimit dhe mbi të gjitha udhëzimeve nga institucionet përgjegjëse se si të veprohet në këtë situatë. Nëse gjendja e njejtë përsëritet sonte dhe në ditët në vazhdim, nga solidariteti shembullor dhe euforia gjithë popullore për t’i dalë në ndihmë qytetarëve të Shqipërisë situata në fjalë rrezikon të dalë nga kontrolli”, thuhet tutje.
Lidhur me këtë Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, në këtë njoftim rikujtojnë përgjegjësinë e institucioneve që të menaxhojnë situatat e tilla, duke koordinuar aktivitetet zyrtare dhe duke informuar e udhëzuar qartë qytetarët e interesuar.
“Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të krijojë një shtab emergjent qendror, i përbërë nga të gjitha institucionet përgjegjëse që do të ndërmarrin dhe koordinojnë të gjitha veprimet në ndihmë qytetarëve të Shqipërisë në Kosovë”, thekson shoqëria civile.
Sipas kërkesës së shoqërisë civile, ky Shtab do të duhej që menjëherë të:
1) Krijojë shtabe emergjente lokale, që i përgjigjen shtabit qendror dhe janë përgjegjës për
aktivitetet e njejta në nivel lokal;
2) Themelojë një Qendër Thirrje Unike për komunikim me të gjithë qytetarët e interesuar që të
ndihmojnë, strehojnë apo angazhohen në cfarëdo mënyre në këtë situatë;
3) Krijojnë një Regjistër të Përgjithshëm të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë që kanë hyrë dhe do
të hyjnë këto ditë në Kosovë, me detajet personale të tyre dhe në bashkëpunim me institucionet e
Republikës së Shqipërisë, si dhe nikoqirëve të tyre në Kosovë;
4) Të nisë një fushatë gjithëpërfshirëse të informimit për qytetarët e Kosovës lidhur me të gjitha
nevojat dhe mundësitë për ndihmë;
5) Të fillojë ofrimin e shërbimeve bazike për qytetarët e Shqipërisë në Kosovë, për të siguruar
një mirëqenie minimale të tyre gjatë kohës së qëndrimit në Kosovë.
Organizatat e shoqërisë civile janë të gatshme që të ndihmojnë institucionet e shtetit me te gjitha
kapacitetet e tyre, në kuadër të misioneve përkatëse, përderisa qytetarët vecse e kanë treguar
tashmë këtë gatishmëri.
Por, ky angazhim vullnetar duhet të kanalizohet në kuadër të një angazhimi institucional të
kordinuar, në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor të Qeverisë dhe institucioneve tjera
publike të Kosovës.
Organizatat përkrahëse:
Forumi për Iniciativa Qytetare FIQ, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile KCSF, Ec Ma
Ndryshe, Instituti GAP, Fondi për Zhvillim të Komunitetit CDF, Instituti Demokratik i Kosovës
KDI, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese BIRN, Syri i Vizionit, Grupi për Studime
Juridike dhe Politike GLPS, Qendra e Resurseve për Trajnim dhe Avokim ATRC, Balkan
Sunfloëers Kosova, Let’s Do It Peja, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR Kosovo
Architecture Foundation – KAF Lëvizja FOL CDKD Kamenicë Qendra per Arsim e Kosoves –
KEC Rrjeti i Grave të Kosovës ÇOHU! KIPRED Instituti Riinvest GERMIN Community
Building Mitrovica – CBM Iniciativa për Progres – INPO Trashëgimia Kulturore pa Kufinj
(CHëB) Kosovë Instituti i Kosovës për Drejtësi – IKD CEL Kosovë Qendra Kosovare për
Avokim dhe Zhvillim – KADC Instituti EdGuard Rrjeti i organizatave të grave Rome, Ashkali
dhe Egjiptiane të Kosovës – RROGRAEK Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGM Shoqata
Kulturore Plejada Prizren POLIS Lipjan Programi për të Drejtat Civile në Kosovë (CRP/K)
Këshilli Rinor i Kosovës – KYC Shoqata e Intelektualëve të Pavarur Deçan Qendra Kosovare për
Studime të Sigurisë – QKSS Netëork of Peace Movement (NOPM) Kamenicë Integra, ACDC
Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë Shoqata e Intelektualëve Boshnjakë të Kosovës –
VKBIK Grupi Ballkanik për Studim të Politikace – BPRG./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj