Zona e cila është në mes të Fushë-Kosovës dhe Obiliqit që për 50 vjet shërbente si deponi e hirit dhe djerrinës po rikultivohet nga Korporata Energjetike e Kosovës.
Në njoftimin e bërë nga Korporata Energjetike e Kosovës thuhet se në hapësirën prej 3.5 hektarësh, po përfundon procesi i mbjelljes së 3500 fidanëve, ndërkohë që synohet që të mbillen mbi 80.000 fidanë në mbi 80 hektarë, transmeton Telegrafi.
Nga ky projekt pritet të përfitojnë tri komuna që kanë pasur probleme të mëdha me ndotjen.
“Që nga vitet e 60-ta në këtë zonë prej 250 hektarëve është hedh historikisht hiri, si dhe dheu, djerrina dhe në bazë të gjitha matjeve dhe studimeve që ishin diku 80% të ndotjes duke filluar nga Prishtina, Fushë Kosova por edhe Obiliqi është bërë nga këtu. Tash kjo zonë është stabilizuar, ndotja është eliminuar dhe ka filluar tash faza përfundimtare e rikultivimit biologjik. Fillimisht kemi filluar mes kësaj zone që është në mes të Fushë Kosovës dhe Obiliqit. Faza fillestare e cila është në përfundim e sipër, mbjellja e 3500 fidanëve, e cila është në përfundim, e cila mbulon një zonë prej 3.5 hektarëve, ndërsa kjo është vetëm faza fillestare e projektit”, deklaroi Edmond Nulleshi, drejtor ekzekutiv i Shërbimeve të Korporatës.
Ai ka bërë të ditur se kanë filluar diskutimet me Bankën Botërore për një projekt madhor për rikultivimin e plotë të gjithë zonës, e cila më pas do të jetë në dispozicion për shfrytëzim nga komuniteti.
“Për sa i përket rikultivimit të tokës, ne jemi tash në fazën e pastrimit të zonave përreth KEK-ut, të cilat janë në kufi me banorët. Në këtë vijë, diku rreth 40 hektarë është bërë pastrimi i të gjitha shkurreve dhe është përgatit terreni ku ka qenë një angazhim në vijë konstante prej diku rreth 20 punëtorëve, 10 makineri të rënda për 4 muaj e gjysmë, dhe kjo ka përfunduar. Tash jemi në fazën e kontraktimit, së pari projektimit por edhe të dizajnimit të një brezi të gjelbër, ku këto 40 hektarë përafërsisht do të rrethohen me një brez të gjelbër që të krijohet një kufi natyral që banorët të mos afektohen dhe ndotja të jetë minimale, të themi sikur në perëndim”, tha Nulleshi.
Korporata Energjetike e Kosovës nga viti 2015 kur përfundoi investimet e mëdha që kapën vlerën e rreth 60 milionë eurove, filloi procesin e investimeve të mëdha për uljen e ndotjes.
Një nga projektet më të mëdha, i financuar nga BE, është edhe ndërrimi i elektrofiltrave në Termocentralin Kosova B. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje