LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë me të dhënat e fundit rreth kërkimeve nën rrënoja

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë me të dhënat e fundit rreth kërkimeve nën rrënoja

Një tragjedi natyrore goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, ku tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter mori 49 jetë njerëzish dhe la mbi 700 të plagosur, në Durrës e Thumanë, me një sërë ndërtesash të kthyera në gërmadha.

Sot është mëngjesi i katërt pas tragjedisë dhe shqiptarët vijojnë të jenë në panik, pasi lëkundjet e tokës vazhdojnë, disa prej të cilave të forta.

Me qindra banorë vazhdojnë të qëndrojnë në çadra, pasi shtëpitë e tyre janë shkatërruar nga tërmeti, ndërsa Shqipëria i kaloi festat e Pavarësisë dhe të Çlirimit në zi kombëtare dhe gjendje të jashtëzakonshme.


Kryeministri Edi Rama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Tiranë, Durrës dhe Laç, aty ku situata është më dramatike nga tërmeti i fuqishëm, epiqendra e të cilit ishte në Detin Adriatik.

Prej katër ditësh, ekipet e kërkim-shpëtimit nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Kroacia, Italia, Franca, etj, vijojnë kërkimet nën rrënoja për nxjerrjen e trupave, që ndodhen nën to.

Deri më tani, nga rrënojat janë nxjerrë 49 trupa të pajetë dhe 45 të shpëtuar, ndërsa në disa zona vijojnë ende kërkimet.

Ministria e Mbrojtjes njofton këtë mëngjes se ekipet e kërkim-shpëtimit nga Serbia dhe Mali i Zi po vijojnë aktualisht operacionin në rrënojat e hotel “Mira Mare”, ku dyshohet për një tjetër trup të pajetë.

Më poshtë, njoftimi i ministrisë:

Grupet e huaja të kërkim shpëtimit dhe vendet ku po vazhdon kërkimi.

-Thumanë

Është mbyllur kërkimi

-Hotel Mira Mare

Grupet që po punojnë: Serbi, Mali i Zi

Trupa për tu nxjerr: Mendohet një trup i pajetë

-Keneta
Është mbyllur kërkimi

-Kryqi i Kuq
Është mbyllur kërkimi

-Rruga Shoqëria Bashkimi (2 gjelat)
Është mbyllur kërkimi /ballkanweb/