LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë Zharko Lukovski

Ndërron jetë Zharko Lukovski

Ka ndërruar jetë Zharko Lukovski, ish-drejtori ekzekutiv i T-Mobile. Në rastin “Haraçi”, emri i Lukovskit u përmend në bisedat e publikuara nga e përditshmja italiane “La Verita”. Në inçizim dëgjohet se si Bojan Jovanovski po fliste me Orce Kamçev, duke thënë se “Lukovski ka përfunduar punën për çështjen e stacionit bazë dhe në PSP-së edhe në qeveri

Hetimi me emrin kodues “stacioni bazë” e iniciuar në tetor 2018 nga PSP ende është e hupur.

Zharko Lukovski ishte i dyshuar për shpërdorim të më shumë se 3.5 milion euro në favor të kompanisë “Beton AD Shkup”, në dëm të aksionarëve të T-Mobile, përfshirë edhe shtetin. Hetimin në PSP e drejton prokurorja Lile Stefanova, e cila është gjithashtu e udhëheq rastin “Perandoria” të Orce Kamçev.


Zëri i tij dëgjohet në “bombat” që i kishte publikuar opozita, se si Mile Janakievski negocionte listat e votuesve të punonjësve në Telekom./Telekom/