LAJMI I FUNDIT:

Ministri Lleshaj: Pranë viktimave të fundit të nxjerrë nga gërmadhat në Thumanë u gjet flamuri kuq e zi

Ministri Lleshaj: Pranë viktimave të fundit të nxjerrë nga gërmadhat në Thumanë u gjet flamuri kuq e zi

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Sander Lleshaj ka thënë se 28 Nëntori sivjet na gjen të goditur fort, por jo të thyer.

Lleshaj ka bërë të ditur se mbrëmë gjatë kërkimeve pranë viktimave të fundit të nxjerra nga gërmadhat në Thumanë, kanë gjetur edhe flamurin kuq e zi, transmeton Telegrafi.


“Ky flamur, që u gjet pak minuta para mesnatës së mbrëmshme, shumë pranë viktimave të fundit të nxjerra nga gërmadhat në Thumanë, sikur i ndriçoi sytë dhe zemrat e heronjve shqiptarë, që edhe me thonj kanë gërmuar pa pushim për të shpëtuar atë që mund të shpëtohej. Ishte ky flamur, i nxjerrë nga rrënojat, që për pak çaste e largoi dhimbjen e përzishme dhe ktheu dritën e shpresës”, ka shkruar ai në Facebook.

Lleshaj ka thënë se, ky flamur duhet të jetë lutja për  shpirtrat e atyre që e lanë pas, si simbolin më të lartë që bën bashkë shqiptarët kudo që janë dhe mesazhi për nderimin e festës kombëtare.

Ndryshe, nga tërmetet në Shqipëri deri tani kanë humbur jetën 40 persona, kurse mbi 650 tjerë janë lënduar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

Lajme
Kalo në kategori