LAJMI I FUNDIT:

107 vjetori i shpalljes së Pavarësisë e gjen Shqipërinë të shkatërruar dhe në ankth

107 vjetori i shpalljes së Pavarësisë e gjen Shqipërinë të shkatërruar dhe në ankth

Sot shteti i Shqipërisë mbush 107 vjet nga shpallja e Pavarësisë, më 28 nëntor 1912 në Vlorë.

Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë erdhi pas përpjekjeve gati 500 vjeçare të popullit shqiptar nga perandoria osmane, e cila pushtoi trojet shqiptare, 10 vjet pas vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeu, më 17 janar 1468.

E në ditën ku do të duhej të festohej 107 vjetori i shpalljes së Pavarësisë, Shqipëria gjendet në një gjendje të jashtëzakonshme, shkaku i tërmetit me magnitudë 6.4 shkallë të Rihterit, që goditi të martën vendin.


Nga ky tërmet deri më tash kanë humbur jetën 37 persona, ndërkaq janë lënduar mbi 600 të tjerë.

Përveç viktimave, tërmeti shkaktoi edhe dëme të mëdha materiale ku shumë familje kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Kryeministri Edi Rama, uroi shqiptarët me rastin e 107 vjetorit të Pavarësisë, ku shkroi se: “Hyri Dita e Flamurit Kuqezi në errësirën që na rrethon përkohësisht, përpara daljes së diellit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori