LAJMI I FUNDIT:

Seati më i madh bëhet me versionin e ri 150 kuaj fuqi

Seati më i madh bëhet me versionin e ri 150 kuaj fuqi

Seat ka përfunduar versionin e tij të ofruar SUV Tarraco të re me një motor benzine 1.5 turbo, ndërrues shpejtësie DSG dhe motor të përparmë.

Prodhuesi spanjoll thekson se ky version do të tërheqë blerësit në radhë të parë të flotës, por makina është dedikuar në mënyrë të barabartë edhe për pronarët individualë.

Tarraco më parë nuk mund të blihej në kombinim me motor benzinë e lartpërmendur, boshtet e parme aktive dhe marsh automatik, por kjo mungesë në ofertë tani është korrigjuar.


Motori turbo benzinë prej 1.5 litra ofron 150 kuaj fuqi dhe përshpejton nga 0 deri  100 km/h për 9.5 sekonda, derisa ajo maksimale arrin në 198 km/h.

Blerësit do të jenë në gjendje ta porosisin këtë model në dy pako pajisjesh, si dhe me opsione 5 dhe 7 ulëse.

Menjëherë pas lansimit të këtij versioni Tarrac, varianti FR dhe opsioni hibrid  plug-in do të dalë në treg, duke mbërritur në treg në gjysmën e dytë të vitit 2020.

Hibridi i parë plug-in Seat do të ketë motor TSI 1.4-litra me ndihmën e një motori elektrik. Fuqia totale e kombinuar do të jetë 245 kuaj fuqi dhe vetëm me ndihmën e energjisë elektrike do të jetë në gjendje të udhëtojë deri në 50 km. /kp/Telegrafi/