LAJMI I FUNDIT:

“Gati pësova sulm në zemër”: Fituan ‘Jackpotin’ në ‘EuroMillions’, çifti shfaqen në publik për herë të parë – tregojnë çfarë do të bëjnë me paratë

“Gati pësova sulm në zemër”: Fituan ‘Jackpotin’ në ‘EuroMillions’, çifti shfaqen në publik për herë të parë – tregojnë çfarë do të bëjnë me paratë

Një ndërtues ka pranuar se ai ishte “në prag të një sulmi në zemër” kur e kuptoi se ai kishte fituar çmimin prej 105 milionë funtesh në EuroMillions.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Steve Thomson, 42 vjeç, dhe gruaja e tij sllovake Lenka, 41 vjeçe, janë të lumtur që mund të kenë një shtëpi më të mirë, për ta dhe tre fëmijët e tyre – dhe tani kanë bërë porosinë.


Steve, nga fshati Selsey, në West Sussex, tha se ai “filloi të dridhej” kur e kuptoi që fitoi çmimin e madh të premten.

Ndërtuesi i vetëpunësuar, i cili ka luajtur lotari rregullisht për 25 vjet, tha: “Unë fillova të dridhesha. E dija se ishte një fitore vërtet e madhe, por nuk dija se çfarë të bëja”.

“Unë mendoj se isha në prag të një sulmi në zemër”, ka thënë tutje ai.

Çifti që fitoi “Jackpotin” në “EuroMillions” kanë vendosur të tregojnë se kush janë
Lexo po ashtu Çifti që fitoi “Jackpotin” në “EuroMillions” kanë vendosur të tregojnë se kush janë

Babai i tre fëmijëve, i cili tani është më i pasur se Gareth Bale, Harry Kane, Emma Watson dhe Ronnie Wood, tha që ai nuk do të ndalet së punuari si ndërtues menjëherë dhe do të përfundojë të gjitha punët e tij para Krishtlindjes.

Ndërsa çifti, të cilët janë së bashku për 17 vjet, kanë thënë që fitorja e tyre në lotari ka të bëjë me familjen e tyre, por Steve tashmë u ka thënë fëmijëve të tyre nëse duan diçka “do të duhet ta fitosh”.

E Lenka, mezi pret të shkojë me pushime më shumë se një herë në vit.

Gjithashtu, një lajmi të tillë i janë gëzuar edhe fqinjët, të cilët kanë thënë se “nuk mund të ndodhte me një familje më të mirë”.

Steve dhe ndihmës-shitësja Lenka jetojnë në një shtëpi prej 285,000 funtesh – por tani dëshirojnë të kenë një shtëpi ku fëmijët nuk kanë më nevojë të ndajnë një dhomë.

Ata jetojnë shumë afër prindërve të Steve, tanimë në pension Peter dhe Kathleen – me të cilët kanë festuar bashkë fitoren. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Interesante
Kishte ngecur me veturë në zonën malore në Queensland, një shofer ndalet për ta ndihmuar – këputet litari gjatë tërheqjes dhe mjeti pa shofer përfundon në humnerë

Kishte ngecur me veturë në zonën malore në Queensland, një shofer ndalet për ta ndihmuar – këputet litari gjatë tërheqjes dhe mjeti pa shofer përfundon në humnerë

Fun
Shtatë mrekullitë e botës moderne (Foto)

Shtatë mrekullitë e botës moderne (Foto)

Interesante
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
Kuriozitete të pabesueshme, por krejtësisht të vërteta

Kuriozitete të pabesueshme, por krejtësisht të vërteta

Fun
Kalo në kategori