LAJMI I FUNDIT:

Përplasen dy helikopterë, 13 ushtarë francezë gjejnë vdekjen në Mali – reagon presidenti Macron

Përplasen dy helikopterë, 13 ushtarë francezë gjejnë vdekjen në Mali – reagon presidenti Macron

Trembëdhjetë ushtarë francezë kanë gjetur vdekjen në një përplasje me helikopter gjatë një operacioni kundër xhihadistëve në Mali, thotë zyra e presidentit francez.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, presidenti Emmanuel Macron shprehu “trishtim të thellë” për humbjen më të madhe të jetës për ushtrinë franceze që nga vitet ’80.


Po sipas të njëjtit medium, tanimë ka filluar një hetim se si dy helikopterët goditën njëri-tjetrin.

Mijëra trupa franceze janë vendosur në Mali që nga viti 2013 pasi militantët zbritën pjesët e veriut.

Ushtria e Malit ka rikuperuar territorin por pasiguria vazhdon dhe dhuna është përhapur në vendet fqinje.

Franca tani ka 4500 trupa të vendosura për të mbështetur forcat e Malit, Mauritanisë, Nigerisë, Burkina Fasos dhe Çadit kundër xhihadistëve.

Ministrja franceze e Mbrojtjes, Florence Parly, u zotua se vendi i saj nuk do të ndalojë në luftën kundër terrorizmit pas përplasjes vdekjeprurëse.

“Ne luftojmë së bashku me partnerët tanë dhe vëllezërit nga Mali, Nigeria dhe Burkina Faso për t’i dhënë së bashku këtyre vendeve paqen dhe stabilitetin për të cilin aspirojnë njerëzit e tyre”, ka thënë ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Kinezja përdori embrionet e ngrira pas vdekjes së të dashurit - më pas kërkoi hise nga pasuria e tij, por mbeti duarthatë

Kinezja përdori embrionet e ngrira pas vdekjes së të dashurit - më pas kërkoi hise nga pasuria e tij, por mbeti duarthatë

Azia
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Kalo në kategori