LAJMI I FUNDIT:

Spektatorët, përfshirë shumë fëmijë në Londër panë tmerrin me sy, akrobatja bie nga katër metra lartësi

Spektatorët, përfshirë shumë fëmijë në Londër panë tmerrin me sy, akrobatja bie nga katër metra lartësi

Një akrobate cirku me përvojë ra nga rreth 4 metra lartësi në tokë në një aksident “të tmerrshëm” të dëshmuar nga shumë familje me fëmijë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Jackie Louise Armstrong ishte duke kryer një numër në një shfaqje në Hyde Park të Londrës të dielën.

Por gjatë një rutine, 35-vjeçarja Armstrong rrëshqiti nga një parzmore dhe ra nga rreth 4 metra lartësi në tokë, ka thënë një zëdhënës i Cirkut Zippos për Newsweek.


Armstrong u trajtua në vendin e ngjarjes nga paramedikët dhe më pas u dërgua në spital, por masa e plagëve të saj nuk dihet ende, shtoi zëdhënësi.

Publikut iu kërkua të largohej pas aksidenti dhe iu ofruan bileta për një shfaqje të mëvonshme të dielën në mbrëmje.

Kishte shumë fëmijë në audiencë që panë rënien e Armstrong, raportoi The Sun.

“Ishte e tmerrshme. Mendova se ishte pjesë e aktit, por kur ajo nuk u tërhoq, e dija se diçka nuk ishte në rregull”, ka thënë një dëshmitar për mediumin britanik.

Ndërsa në një prononcim për Newsweek, themeluesi dhe drejtori i cirkut Martin Burton tha: “Jackie është një artiste me shumë përvojë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Evropa
Trump do ta vendosë foton historike në kopertinën e librit të ri

Trump do ta vendosë foton historike në kopertinën e librit të ri

Amerika

"Gara" e pushuesve në Mallorca - dënohet rezervimi i plazhit apo shezllonëve

Evropa
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Botë
Tre mënyrat se si Trump po përpiqet t'i japë fund muajit të mjaltit të Harrisit

Tre mënyrat se si Trump po përpiqet t'i japë fund muajit të mjaltit të Harrisit

Amerika
Kalo në kategori