Shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë realizimin e referendumit të 22 marsit 1992 për t’iu bashkuar Republikës së Kosovës.
Ragmi Mustafa, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë dhe ish-kryetar i komunës së Preshevës, tha për RTV Ora, se këtë kërkesë do t’ua paraqesë të gjithë politikanëve të pranishëm në konferencën e ditës së nesërme të organizuar nga ministri Gent Cakaj me temë “Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor”.
“Nesër do të kërkoj nga të gjithë të pranishmit të politikës shqiptare që të mbështesin iniciativën, të drejtën ndërkombëtare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkimin me Kosovën. Kohët e fundit ka dhe frustrime shumë interesante në politikën shqiptare në Republikën e Kosovës duke ju shmangur kësaj kërkese të shqiptarëve mbase Serbia do të kërkojë diçka nga Kosova”, tha ai.
Mustafa tha se të drejtat që kërkon Serbia për serbët e Kosovës me garanci ndërkombëtare duhet t’iu jepen dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
“Shqiptarët e Luginës së Preshevës duke pritur jo më pak se 100 vite, duke mos e besuar kurrë që Serbia edhe në rast të arritjes së një marrëveshje të zbatonte të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës ne padyshim që kërkojmë realizimin e referendumit të 22 marsit 1992, realizimin e idealit të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe dëshmorëve të kombit, të platformës politike të miratuar nga partitë politike shqiptare në 2006 që specifikon në mënyrë të përpiktë të gjitha kërkesat e shqiptarëve, duke qenë se referendumi i 22 marsit 1992 ka të bëjë me të drejtën kruciale për Preshevë, Bujanoc, Medvegjë që t’i bashkohen republikës së Kosovës ku edhe kanë pasur vendin. Deri në vitet 1957 ka qenë pjesë territoriale e Republikës së Kosovës deri kur Serbia ka ndërhyrë me qëllim ndarjen e shqiptarëve. Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë në pozitën më të ke qe ekstreme të realizimit të të drejtave të tyre dhe gjendjes ekonomie më të rëndë”, tha Mustafa.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nikollovski: Përforcohet dinamika ndërtimore në autostradën Kërçovë-Ohër
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj