Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve(QNR) ka përfunduar procesi i rinumërimit të 1407 vendvotime për të cilat kishte vendosur Paneli Zgjedhor i Aankesave dhe Parashtresave (PZAP) pas shpalljes së rezultateve përfundimtare.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi theksoi se ka përfunduar procesi i rinumërimit të 1407 vendvotimeve, por nuk ka treguar rezultatin e tyre.
Elezi theksoi se rezultati pas këtij procesi të rinumërimit do të publikohet në ueb-faqen e KQZ-së dhe do të ndodhë sa më shpejt që është e mundur dhe më së largu deri nesër.
Ai po ashtu nuk e di ende nëse e ka kaluar pragun koalicioni Nisma-AKR-PD. Pas përfundimit të rinumërimit, subjektet politike kanë të drejtë ankese 24 orë lidhur me administrimin në QNR.
“Unë nuk i kam rezultatet, në momentin që të publikohen ato shihen rezultatet për secilin parti, natyrisht edhe për kandidatët. Unë nuk i di rezultatet, i presim rezultatet në momentin e publikimit të tyre dhe aty do të jenë rezultatet në mënyrë të detajuar për subjektet politike. Nuk e di varet nga procedurat e QNR-së por besoj që më së largu deri nesër do të mund të bëhen publike, pa dashur që të specifikoj orën”, deklaroi Elezi, përcjell Telegrafi.
Për certifikimin e rezultateve, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se para se të bëhet certifikimi duhet të marrin konfirmim nga PZAP-ja dhe Gjykata Supreme.
Procesi i certifikimit të rezultatit final të zgjedhjeve të 6 tetorit me sa duket nuk do të marrë fund shpejt.
Në KQZ kanë arritur edhe 392 pako me fletëvotime nga diaspora, për të cilat VV-ja kërkon numërimin e tyre. Kjo parti ka paraqitur ankesë në PZAP në lidhje me pranimin e këtyre votave.
Elezi tha se për këtë çështje se kanë pranuar një kërkesë nga PZAP-ja, ndërsa tha se i kanë kthyer përgjigje, pa treguar për epilogun.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë ditës së djeshme i ka kthyer përgjigje Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me çështjen në fjalë. Gjithashtu, KQZ para se të bëjë certifikimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve merr konfirmimin nga ana e PZAP, si dhe nga Gjykata Supreme se nuk ka ndonjë çështje që nuk është në shqyrtim, pra në momentin kur t’i kemi këto konfirmime si institucion mund të procedojmë për certifikimin e rezultatit përfundimtar”, theksoi ai.
Kujtojmë, se më 7 nëntor KQZ kishte shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit, ndërsa më 11 nëntor PZAP mori vendim për rinumërimin e këtyre vendvotimeve, kurse më 13 të këtij muaj kishte nis procesi i rinumërimit të mbi 1400 vendvotimeve./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë
Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian