LAJMI I FUNDIT:

Një valë e ftohtë e ajrit polar mund të godasë Evropën në fillim të dhjetorit

Një valë e ftohtë e ajrit polar mund të godasë Evropën në fillim të dhjetorit

Një valë e ftohtë e ajrit polar do të godasë Evropën në fillim të dhjetorit, sipas parashikimeve nga modelet më të fundit meteorologjike, transmeton Telegrafi.

Ajo është shkaktuar nga një ngrohje e papritur stratosferike që shtyn ajrin e ftohtë nga Poli i Veriut më tej në jug drejt Evropës, madje mund të arrijë edhe në pjesët e Afrikës së Veriut.


Kjo ngrohje e papritur e stratosferës përreth Siberisë gjithashtu mund të destabilizojë potencialisht të ashtuquajturën vorbullin polar, një fenomen që mban ajrin e ftohtë afër Rrethit Arktik.

Sipas parashikimeve të mësipërme, shkruan , episodi do të ishte relativisht i shpejtë dhe do të pasohej nga temperatura më të larta se normale për sezonin e dimrit në Evropë.

Ndërkohë, një stuhi tjetër që udhëton nga Atlantiku mund të pritet këtë fundjavë.

Me nofkën Cecilia, stuhia pritet të sjellë shi të fortë, erëra të forta dhe valë në Cantabrian dhe Mesdhe në Francë dhe Spanjë. /Telegrafi/