Rusia ka thënë se asgjë nuk mund të dëmtojë marrëdhëniet midis Federatës Ruse dhe Serbisë, pavarësisht faktit se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka hapur një hetim, pas një video-incizimi të publikuar ku shihet një i dyshuar si zyrtar i inteligjencës ruse duke i dhënë ryshfet një “agjenti serb”, raporton Reuters.
“Raportet me Serbinë janë vëllazërore dhe të bazuara në partneritet. Asgjë nuk mund të ndikojë tek ato”, tha për Reuters, zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u takua të enjten me ambasadorin rus në Beograd, Bocan Harcenkom.
Por, shërbimi për media i ambasadës ruse, i tha televizionit N1 se takimi ishte planifikuar disa javë më parë.
Presidenti Vuçiq ka caktuar për të enjten një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të diskutuar këtë çështje.
Agjencia për Siguri dhe Informacion e Serbisë (BIA) konfirmoi për Radio Televizionin e Serbisë (RTS) vërtetësinë e video-incizimit, në të cilin shihet takimi i dy burrave në një parking, ku të dy shkojnë bashkë në drejtim të njërës prej makinave.
Njëri prej tyre, që dyshohet të jetë “agjent i zbulimit rus” i dorëzon qesen me para një “agjenti serb”, i cili lë atë në një makinë të parkuar.
Më pas ata shkojnë në një kafene aty pranë, dhe më pas largohen në drejtime të ndryshme. Kur njëri nga burrat, i identifikuar në përshkrimin e videos si një “agjent serb”, pas takimit, shkon në makinën e tij dhe hap qesen që mori, ai në të gjen një zarf me para.
Kreu i Drejtorisë për analizë të BIA-s, Rela Zhelski, konfirmoi për RTS-nëse personi në video ishte një oficer i zbulimit rus.
Reagimet e autoriteteve serbe
Zyrtarët e lartë të qeverisë reaguan menjëherë pas publikimit të videos.
Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq i tha Blic-it se presidenti Vuçiq e ka urdhëruar Agjencinë për Siguri të Ushtrisë, të merret me këtë çështje.
Ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i tha agjencisë së lajmeve Tanjug se “situata është serioze”, dhe se ai pret që Vuçiq të thërrasë dhe të bashkojë “të gjithë shefat e inteligjencës dhe të zbulimit, si dhe Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura Serbe”.
Më 18 nëntor, Radio Evropa e Lirë publikoi një raport për këtë video.
Christo Grozev, anëtar i grupit hulumtues me bazë në Britani, Bellingcat, ka identifikuar njërin nga personat e parë në video si zëvendës-atasheun ushtarak rus, Georgy Kleban.
Ministria e Jashtme e Serbisë ka thënë se Kleban ka qenë Ndihmës i të Dërguarit të Mbrojtjes në ambasadën ruse në Beograd deri në qershor të vitit 2019.
Radio Evropa e Lirë i ka kërkuar ambasadës ruse në Beograd nëse mund të konfirmojë që personi, i cili duket në video është Kleban dhe cili është statusi i tij aktual.
Ambasada nuk është përgjigjur ende.
Ministria e Punëve të Jashtme ka konfirmuar se Georgy Kleban mbajti pozicionin e Ndihmësit të të Dërguarit të Mbrojtjes në ambasadën ruse në Beograd, por u shkarkua nga ai pozicion në qershor të vitit 2019.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City