Dhe trumcaku, sikur të rijtë, vuante nga melankolia. U lind në nji shoqni me të vërtetë absurde. Në vend të drejtësisë, bijshin qimet e derrit të padrejtësive e në vend të nji drejtimi politik logjik, kishin mbi brenat e shtazës së krimit me pamje parahistorike të rilindun. Dhe në kët shtet – i cili nuk mund të quhet aspak shtet – kush mos të bahet melankolik? Dihet se nji të riu, sikur trumcakut, s’i duhet shumë për nji jetë studentore. Por pushteti, i cili nuk asht qeverisje, por sundim, s’i ep as aq, madje ia merr dhe ato pak kacidhe qi pati n’xhep, me tarifa skandaloze dhe kosto jetese të papërballueme, pa i dhanë kurrë nji shpresë për t’ardhmen.
Mos pyetni si e qysh u gjend trumcaku n’kët vend, dhe si e qysh u gjendën t’rijtë n’kët derexhe kozmike e shoqnia n’kët situatë tragjike. Hipoteza dhe andrra. Para gjashtë vitesh, çdo gja u mbyll me nji fjalë goje, “… të vidhen votat! Dhe vjedhja u ba!” – A e shifni, vetëm nji fjalë magjike! Timon-Tenxhere! Sa bukur?!
Dhe, Rama e Shahini thanë: t’i binden trumcaku dhe t’rijtë Paktit fals si akt mashtrimi, në nji vend ku n’vend të bibliotekave e kërkimit shkencuer bijnë qimet e derrit t’korrupsionit e harbutnisë e në vend t’përkrahjes e mshtetjes-brinat e shtazës parahistorike injorante qi tallet dhe napërkamb t’rijtë nën petkun e kryederrit.
Njiherë trumcaku me t’rijtë qëndruen mbi nji brenë. U mërzitën tue shikue prej aty qimet e derrit të mijëra padrejtsive, u mërzitën tue u vërvitun prej përbuzjes, shpërfilljes shoqnore, u mërzitën prej skamjes e pamundjes ekonomike për me përballue studimet e jetën, u mërzitën prej kushteve skandaloze mbi brenë e përballjes.
Nga mërzitnia dhe idhnimi mbyllën sytë. Ranë n’pikllim melankolik. Njeriu me temperament melankolik asht inteligjent. E inteligjenca në kuptim ma të hapët të fjalës, pakkuj i solli qetsi dhe t’mirë. N’shoqninë tonë, për me ba përpara duhet me kenë tregtar prostitucioni, shpërndarës kokaine, mbjellës hashashi, vrasës me e pa pagesë, koncesionarist, ose rilindas pasionant.
Dhe trumcaku, bashkë me nji prej t’rijve, n’majë t’brenës e n’kulm t’melankolis, vendosi me mbyt vedin. Plot ironi filozofike shikoi rreth e përqark vedit e vendimi i patundun mirëfilli pasqyrohej n’sytë e tij të dëshpruem. Cicrroi nji herë, cicrroi dy herë; cicrroi tri herë. Mandej një cërrrr e gjatë e plot mallëngjim ishte porosia e tij e fundme. Testamenti i dhimbave të tij. Testamenti i tij ishte nji shej revolte. Revolta ndaj padrejtësive ishte amaneti tij.
Dhe, pa u dhanë fare krahëve, n’lirinë e fluturimitliri të gjetun, kërcej prej brenës… ra mbi një qime t’derrit, t’gjatë e t’mprehtë si thika, e u ngul mbi të.
Trumcaku i ngulun mbi nji qime t’derrit. Me krahët e puplat e tij luente era dhe e sjellte rreth qimes, si sillet dhe gjeli metalik në majë t’ogjaqeve tona. Atbotë e këtbotë frynte veri.
Çka janë kto kapërcime logjike e paralelizma alogjike! Ka me brit ndokush. Po, lexues i dashtun e jo i cekët. Po! A pak po kemi kapërcime logjike, morale e dogmatike, po deshe dhe kushtetuese, n’botën tonë reale? Pse po zemërohesh e po don me m’gjykue për disa kapërcime logjike e paralelizma askuj damsjellje?
Ato vetëm përcjellin gjandjen e mjerueme t’rinisë sot e vikojn shërimin nëpërmjet revoltës!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCili do të jetë fati i ndeshjes nëse takimi ndërpritet përfundimisht - shpjegojnë rregullat e UEFA-s
Zyrtarisht nuk vazhdon ndeshja Rumani - Kosovë: Dardanët refuzuan të dalin në fushë
Bajram Shala hap konferencën për media: Nuk mund të të marrim pjesë në një ndeshje të cilën parimet themelore të UEFA-s nuk respektohen
Telegrafi sjell pamje nga momenti kur u ndërpre ndeshja Rumani – Kosovë
Nuk vazhdon zyrtarisht ndeshja Rumani – Kosovë: Dardanët refuzuan të dalin në fushë
Momenti kur trajneri i Rumanisë tenton ta bindë Franco Fodan që ta kthejë ekipin në fushë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët