LAJMI I FUNDIT:

Të premten bëhet inaugurimi i “Shtegut të Arinjve” në Gërmi

Të premten bëhet inaugurimi i “Shtegut të Arinjve” në Gërmi

Klubi Alpin Prishtina ka njoftuar se këtë të premte do të bëhet inaugurimi i shtegut të arinjve në Gërmi.

Në njoftimi e bërë për media, thuhet se tubimi do të mbahet në Qendrën Rekreative të Gërmisë duke filluar prej ora 10:00, transmeton Telegrafi.

Ky shteg do të lidh parkun e Gërmisë me strehimoren e arinjve dhe liqenin e Badovcit.


“Në bashkëpunim me partnerët dhe përfaqësuesit e organizatave sportive në Prishtinë, ju ftojmë të na bashkoheni në hapjen promovuese të Shtegut të Arinjve (5.6 km), tubim i cili do të mbahet këtë të premte, me 22 Nëntor prej orës 10:00, në Qendrën Rekreative të Gërmisë. Pas tubimit promovues, është planifikuar një tour me biçikleta deri në Liqenin e Badovcit”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftimin e bërë nga Klubi Alpin Prishtina thuhet se, shtegu është komponentë e rëndësishme e planit për zhvillimin e Parkut të Gërmisë në veçanti, dhe Zonës Turistike të Gollakut, gjithnjë në koordinim me organet kompetente të Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Kalo në kategori