Menjëherë pas shpalljes së rezultateve preliminare të zgjedhjeve të fundit, publiku dëgjoi zotimin e parë të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti – që pritet të jetë edhe udhëheqësi i qeverisë së re në ardhje – në lidhje me rishikimin e numrit të ministrive, për shkak të dyfishimit të tyre si në aspektin organizativ ashtu edhe në atë funksional. Gjithashtu, së fundmi flitet edhe për një marrëveshje tjetër në mes të palëve dialoguese për koalicion, në lidhje me agjencitë e pavarura publike, gjegjësisht për mbylljen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Themelimi dhe funksionimi i agjencive të modeleve dhe të përmasave të ndryshme, është praktikë që përdoret nga të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian. Decentralizimi i administratës publike, duke ofruar autonomi për disa pjesë të sistemit, sigurimi i një niveli më të lartë të transparencës në veprimtari dhe përmirësimi në ofrimin e shërbimeve publike, paraqesin anën e mirë dhe pozitive të përdorimit të agjencive të pavarura publike. Modeli i agjencisë ofron avantazhin e ndarjes së detyrave të ekzekutimit nga ato të hartimit të politikave. Përkundër dobive të përmendura, është i pranishëm rreziku që të ndodhë edhe e kundërta. Themelimi i agjencive me kompetenca ekzekutive – në situatën e paqartësive ligjore për kriteret e themelimit dhe organizimit të tyre, si dhe me mungesë të mekanizmave të kontrollit financiar – ka për pasojë dobësimin e përgjegjshmërisë publike, mungesën e efiçiencës, shpenzime të parregulluara, ambient të përshtatshëm për korrupsionin dhe pengesë të fortë në luftën antikorrupsion.
Themelimi i një agjencie të pavarur nuk është aq i thjeshtë siç mund të mendohet në shoqërinë tonë. Themelimit të autoriteteve të pavarura me kompetenca ekzekutive, duhet t’i paraprijë një proces i matjeve dhe analizave të sakta, si dhe një analizë e kujdesshme në lidhje me problemet administrative, duke shqyrtuar të gjitha mundësitë përpara se të vendoset për strukturën e menaxhimit të një agjencie. Kosova, si vend në tranzicion, nuk paraqet rast suksesi në procesin e themelimit dhe funksionimit të autoriteteve të pavarura me kompetenca ekzekutive.
Në Kosovë janë gjithsej 65 agjenci publike (lexo: autoritet, zyrë rregullatore, komision, shërbim, inspektorat etj.) shumë prej të cilave të themeluara ad hoc e shpeshherë të shkëputura nga konteksti ligjor, politik dhe social i vendit. Numri kaq i lartë i agjencive të tilla për një territor sa i Kosovës, është një paradoks. Në shumë raste, themelimi i agjencive u bë për të shpërblyer aleatët politikë, për të krijuar baza pushteti për fraksione të veçanta dhe grupe të ndryshme të interesi, apo për të krijuar mundësinë për përvetësim të aseteve apo të burimeve të pasurisë publike.
Në një situatë të këtillë, mbyllja e vetëm një agjencie nuk paraqet zgjidhje të problemit. Nevojitet një proces gjithëpërfshirës i rishikimit funksional dhe organizativ të agjencive të pavarura publike. Rishikimi duhet të ketë për qëllim identifikimin e agjencive me detyra apo mandat të paqartë, dhe rrjedhimisht të rekomandojë shuarjen e tyre, anulimin e kompetencave të panevojshme mes tyre dhe brenda tyre, si dhe rishqyrtimin e mekanizmave mbikëqyrës dhe kontrollues ndaj punës së tyre.
Rishikimi duhet të përfshijë në të njëjtën kohë edhe bazën ligjore të themelimit të agjencive. Përgjegjësit duhet të kenë parasysh se themelimi i një autoriteti me kompetenca ekzekutive kushtëzohet nga konteksti i veçantë politik, ligjor dhe kulturor. Dhe, ky kontekst ndryshon nga vendi në vend, që nënkupton se importimi i modeleve të shteteve tjera është gjëja e fundit që duhet të mendohet. Çështja e parë është të përcaktohet qartë organi kompetent për themelimin e agjencive. Kujdes kërkohet në lidhje me përcaktimin e statusit ligjor, mandatin dhe kompetencat që duhet dhënë një agjencie. Në rishikimin e legjislacionit për agjencitë publike, në mënyrë të pashmangshme duhet të zë vend edhe klasifikimi i tyre. Në këtë aspekt, madhësia është kriter i rëndësishëm. Madhësinë e përcaktojnë vëllimi i detyrave dhe kompetencat. Një agjenci e madhe publike priret të burokratizohet si çdo organizatë tjetër në madhësinë e saj.
Përgjegjësit, gjithashtu, duhet të kenë parasysh se praktika e përdorimit të agjencive nuk garanton funksionim më të mirë dhe më modern të administratës publike. Ekziston një debat i gjerë mes akademikëve në lidhje me përfitimet që kanë arritur shtetet me organizimin e administratës publike në formë agjencish apo edhe dëmet anësore që janë shkaktuar nga një praktikë e tillë.
Sidoqoftë, mund të themi se është e domosdoshme të arrihet vendosja e një balanci të qëndrueshëm ndërmjet autonomisë ekzekutive dhe përgjegjësisë politike dhe administrative, si një parakusht në funksionimin e mirëfilltë të një agjencie.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi