LAJMI I FUNDIT:

Filmoi të birin 6-vjeç duke vozitur me 130 kilometra në orë, nëna ruse hetohet nga policia

Filmoi të birin 6-vjeç duke vozitur me 130 kilometra në orë, nëna ruse hetohet nga policia

Një nënë ruse është duke u hetuar nga policia dhe zyrtarët e shërbimit për kujdesin e fëmijëve, kjo për faktin se një video që po qarkullon në rrjetet sociale shfaq të birin e saj 6-vjeç duke vozitur veturën nëpër autostradë me shpejtësi marramendëse prej 130 kilometra në orë.

Agina Altynbayeva, 29-vjeçe, kishte ulur prapa timonit të veturës Hyundai Solaris, në një autostradë në Tatarstan, transmeton Telegrafi.


Videoja shokuese shfaq vogëlushin pranë timonit derisa lëvizte me shpejtësi prej 130 kilometra në orë. E sipas ligjeve në fuqi në Rusi, ngasja nën moshën 18-vjeçe është e dënueshme e lëre me ngasja e shpejtë siç është kjo në video.

Mediat lokale raportojnë se vogëlushi gjatë kësaj vere madje i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në sy, dhe ka mjaftuar vetëm një lëvizje e vogël e pakontrolluar që t’i kushtojë me jetë vogëlushit.

Në anën tjetër shumë persona që e kanë parë videon kanë kritikuar ashpër të ëmën që e postoi në internet. E sikur kjo të mos mjaftonte, ajo madje u është kundërpërgjigjur kritikëve duke u thënë se “e jeton jetën ashtu si do ajo”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Kalo në kategori