LAJMI I FUNDIT:

Papa Françesku shtron drekë për 1,500 të varfër dhe të pastrehë

Papa Françesku shtron drekë për 1,500 të varfër dhe të pastrehë

Kreu i kishës katolike, Papa Françesku, ka shtruar drekë për 1,500 persona të varfër dhe të pastrehë me rastin e ditës kur po shënohej dita e të varfërve në Vatikan.

Para drekës gjatë meshës në sheshin e Shën Pjetrit, Papa Françesku ka kritikuar shoqërinë që nuk po shpreh interesim të mjaftueshëm për të varfrit, si dhe ritmin “frenetik” të jetës dhe opsesionin për të arriturat “momentale”, transmeton Telegrafi.


“Ne me nguti ndjekim rrugën tonë, nuk brengosemi që varfëria po rritet”, ka deklaruar Papa gjatë meshës.

Ai shtoi se të gjithë personat që bëjnë një jetë më të mirë do të duhej t’i ndihmonin me aq sa munden.

Papa më pas i është bashkuar të varfërve dhe të pastrehëve në drekë në Vatikan, më rastin e ditës së të varfërve.

E në menynë e ushqimit ka pasur lazanje, pulë me sos të kërpudhave dhe patate, gjithmonë duke mos anashkaluar ëmbëlsirat, frutat si dhe kafenë.

Dhjetëra vullnetarë kanë ndihmuar në atë që të sjellin sa më shumë të varfër në Vatikan në drekën që e ka shtruar Papa Françesku. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Evropa
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori